Vaksinimi me detyrim për studentët, Ina Zhupa: Plani me tre pika që do vinim në zbatim po të ishim në pushtet për të shmangur kaosin në universitete, tampon falas për të 'pabindurit'

TIRANË- "Kaosin që u krijua sot me nisjen e vitit të ri akademik 2021-2022, Partia Demokratike nëse do të ishte në pushtet do të menaxhonte më mirë." Kështu ka deklaruar deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë të dhënë për Report Tv. Ajo ka parashtruar disa pika që PD do bënte pjesë të programit të saj për vaksinimin e studentëve, ku ndër to pikas tamponi falas deri në një moment të dytë sa studentët të bindeshin se vaksinimi nuk është një detyrim por një e mirë për komunitetin.

"Nuk do t'ia linimin spontanitet të deklaratave në Facebook të krye menaxhimin e pandmeisë. Nuk do ta lininim kurrë që deri në gusht mos të kishte asnjë informacion se çfarë do të ndodhte sepse procesi i vaksinimit ka nisur që në fillim të vitit 2021. Që nga fundi i janarit e deri më sot duhet të kishin bërë një strategji për arsimin e lartë dhe duhet të kishin vendosur nëse studentët do i kishin me detyrim për t'iu lënë hapësirë studentëve të informimit por edhe fizike. Fushat bëhet edhe në media edhe nga mekanizmat online. Kjo platformë mund të shfrytëzohej për të bërë një fushatë sensibilizimi. Një urdhër  i ministres prevalon të drejtën kushtetuese për tu arsimuar, kjo nuk është normale. Në këtë rast shteti bëhet partner me studentët, për t'iu ofruar edhe teste falas derisa t'iu mbushte mendja që vaksina është diçka e mirë dhe e duhur", vijoi deputetja.

Sipas deputetes së PD-së, marrja  e vendimit që vaksina do jetë me detyrim për studentët nuk është marrë në kohë. Sipas saj, ky vendim duhet të ishte njoftuar më parë që studentët të kishin kohë të informoheshin dhe të vendosnin nëse do e merrnin vaksinën anti-COVID. Zhupa shton se ky moskoordinim i qeverisë, duke lënë jashtë auditorëve studentët e pavaksinuar iu heq studëntëve të drejtën kushtetuese për tu arsimuar.

"Ky vit nisi në mënyrën më të keqe të mundshme si rezultat i moskoordinimit dhe çakordimit që ka qeverisja në lidhje me vendimmarrjet që merr për pandeminë dhe arsimin. Me datë 26 gusht, Edi Rama pasi bëri një inspektim në konviktet e Tiranës, e tha si një batutë që mund të vijë momenti që studentët do detyrohen për tu vaksinuar. Menjëherë pas kësaj deklarate politike, Komiteti Teknik i Ekspertëve, që na kam në treguar se janë ekspertë politikë dhe jo shëndetësor, arriti të bënte një urdhër të ministres së Shëndetësisë duke kërkuar vaksinim me detyrim të studentëve dhe më pas të hynin në auditorë. Ky urdhër nuk u mor në kohë pasi kishim dy vite që diskutohej si do bëhej arsimi, pastaj kaluam në mësimin online dhe më pas nuk e dinim kur do ktheheshim, por la një javë kohë për procesin e vaksinimit dhe informimit. Në këto kushte ti nuk mund të vësh vaksinë me detyrim brenda një muaji, apo testin më të shtrenjtë PCR, 65 mijë lekë sepse ara janë studentë, ose ti mohosh të drejtën kushtetuese për tu arsimuar. Në një vend normal gjërat bëhen në proporcion dhe njoftohen me kohën dhe qeveria është partner i njerëzve në fushatën e vaksinimit sepse për t'iu shpjeguar që vaksinimi është në të mirën e tyre", tha Zhupa.

Për Ina Zhupën, kontrolli i certifikatës së vaksinimit nga rojet private të godinës cenon të dhënat personale të studentëve. Sipas saj, certifikata duhej të administrohej nga njerëz të certifikuar që janë pjesë e universitetit.

"Sot kemi arritur në absurd, roje security privat që kontrollonin certifikata vaksinimi studentëve shqiptar. Nuk është parë në asnjë vend të botës, nuk ka as tagrin as nuk është punësuar atë, por për të ruajtur godinën e shkollës dhe jo për të pasur kontakt në dokumente privat. Studentët u përballën me një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur. Sot viti i ri akademik duhet të kishte nisur me një fushatë të fortë sensibilizimi, takimesh, bashkëbisedim të ekspertëve të shëndetësisë me studentët. Duhet të kishte nisur me njerëz të certifikuar që ishin pjesë e universiteteve që mund të administronin edhe certifikatat", u shpreh Zhupa.

Nisja e vitit të ri akademik ditën e sotme ka sjell tensione mes studentëve dhe kontrollorëve për certifikatat e vaksinimit, për shkak se të pavaksinuarit nuk u lejuan të futeshin në auditorë. Mirëpo, disa universitete të vendit, sfiduan vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë duke lejuar studentët e pavaksinuar në auditorë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2021 03:49

    Tampon falas per te pabindurit deri sa te binden per vaksinen?! Po kokedrute e kane mbushur rradaken qe s'duan t'a bejne dhe pike.Pse shteti dhe taksapaguesit duhet te sponsorizojne tamponin falas per injorantet kokegdhe qe s'marrin vesh nga shkenca,por vetem nga teorite konspirative??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët