Valbona Selimllari tregon si tentuan ta përdhunonin në shkallët e pallatit

Valbona Selimllari tregon si tentuan ta përdhunonin në shkallët e pallatit

Valbona Selimllari është një prej figurave më të dashura dhe një nga më të bukurat në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme nga emisioni ‘Xing’ me Ermal Mamaqin, ajo ka treguar historinë tronditëse të jetës së saj, kur në kohën e krizëz së madhe në vend, në vitet ’97 tentuan ta përdhunonin.

Ish-Miss Shqipëria, tashmë edhe moderatore e emisionit “Më jep dorën”, gjithnjë shfaqet e qetë dhe shumë pozitive, prandaj Ermali e pyeti sot gjatë intervistës nëse ajo është bërë ndonjëherë me nerva.

Valbona tregoi se bëhet nevrike ndonjëherë dhe tregoi një rast shokues që i ka ndodhur vite më parë.

“Unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga vitet ‘94 në ’97 ka pasur situata të tmerrshme. Shpeshherë dilnin djemtë në rrugë dhe ngacmonin vajzat. Kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme.

Më ka ndodhur dhe mua. Kthehesha nga teatri në ’97 dhe para se të futesha në shtëpi në rrugë më dalin dy djem. Njëri nga ata më pyeti si e ke emrin. Ç’të duhet emri im ty i thashë. Më qëlloi me grusht dhe mu errën sytë. Për fat të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam shumë të fuqishëm. U përmenda dhe e lashë të më çonte deri te cepi i pallatit.

Se ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndërmend të bënte. I thashë që të ka qëlluar me njeriun e gabuar dhe nuk mbaj mend si e rraha, por di që e vura poshtë këmbëve të mia, gjurin mbi kurriz dhe e mbaja nga krahët që të mos ikte. Në një moment dëgjova që kishte njerëz dhe shkëputa vëmendjen.

Ai gjeti rast dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të natës me idenë që do kthehet të marrë çelësat. Por për fatin e tij të mirë nuk u kthye, ndryshe do kishte ngrënë një dru tjetër dhe do kishte qenë në burg”, tregoi Valbona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 09/06/2019 16:51

    Tamon si ato prrallat me mret qe tregote gjyshja ime nga vitet 1952 nja dy vjec kom qen se masanej sna rrete dot mo ha ha ha ik o debile bo na nji gjo tjeter vec asaj qe bon te bosh ca lek me shum.

    Përgjigju
  • Astriri: 09/06/2019 10:36

    Po na tregon filma kjo tipja ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK