Nga shtëpiake me 3 fëmijë kthehet në një luftëtare të shtetit islamik. Është ky krahasimi dhe përshkrimi që kreu i antiterrorizmit Alberto Nobili dha gjatë një konference për shtyp në Milano.
Ai i referohet shqiptares Valbona Berisha, e cila në 17 dhjetor 2014 është arratisur në Siri duke marrë me vete edhe djalin e saj të tretë vetëm 6 vjec. Ndaj saj tashmë është lëshuar një masë ndalimi për terrorizëm ndërkombëtar.
Autoritetet sqaruan se familja e saj myslimane jetonte në Itali që prej vitit 2000 dhe jetonte në Barzago në një provincë në Lecco.
I shoqi i saj është një murator dhe së bashku kanë 3 fëmijë, dy vajza të moshës 14 dhe 12 vjec dhe djalin që Valbona ka marrë me vete.
Sipas medieve mes çiftit kishte keqkuptime dhe se Valbona kish nisur rrugën drejt radikalizimit duke filluar të studionte Kuranin dhe të kishte kontakte përmes internetit me persona ekstremistë dhe imam të ndryshëm.
Që këtej nis edhe vendimi i saj për t’iu bashkuar shtetit islamik dhe të shndërrohet në një luftëtare, madje duke dëshiruar që edhe djali i saj i vogël në një të ardhme të jetë një martir.
Denoncimin për largimin e saj e ka bërë pikërisht burri i saj 2 vite më parë. Në kompjuterin e gjetur të Valbonës policia ka gjetur filmime ku shiheshin fëmijë që ishin të armatosur me kallashnikov.
Edhe telefoni i saj i pajisur me GPS ka siguruar autoritetet se udhëtimi i saj ishte në Siri. Tashmë ajo akuzohet edhe për rrëmbim fëmije.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com