Dilema se cili është përcaktues në një garë midis motorit dhe pilotit është rikthyer në qendër të diskutimeve pas largimit të Valentino Rosit nga Ducati me kokën poshtë si humbës.
Kampioni i MOTO GP pas sukseseve që arriti me Hondën dhe Yamahan, dështoi me Ducatin. Para mbërritjes së Rosit te Ducati, të gjithë i përuleshin "Doktorit" kudo që ai vendoste këmbën, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Me motorin Ducati, Rosi nuk arriti të ngrihej asnjëherë në nivelin mesatar duke përfunduar garat me shumë probleme. Në dy vite italiani nuk e "bindi" motorin dhe vendosi që të largohej për t'ju bashkuar sërish Yamahas.
Pak ditë pasi përfundoi edicionin me Ducatin, Rosi filloi provat me Yamahan në pistën e Valencias në Spanjë. Pasi kreu afro 20 xhiro, performanca ishte e mirë, pavarësisht reshjeve të shiut. Provat e Valencias ishin një sinjal për kampionin Lorenzo, por edhe për Stonerin dhe Pedrozën që edicioni tjetër do të jetë më i fortë.
(D.B/SHQIPTARJA.COM)
/Shqiptarja.com