Valeri ironizon bukurinë e Garkos
'Gabriel Garko i bukur?? iiiiiiiiiiii'

Valeri ironizon bukurinë e Garkos<br />'Gabriel Garko i bukur?? iiiiiiiiiiii'
Eventi i Miss Universe Albania, mblodhi mbrëmjen e djeshme shumë personalitete dhe personazhe të njohur në Pallatin e Kongreseve, mes tyre edhe shumë të dëshiruarin Gabriel Garko. Ylli italian ka qenë qendra e vëmendjes, ndërsa prania e tij dukej sikur eklipsoi edhe bukurinë e vetë miseve.

Vajzat 'u çmendën' pas dashurisë së tyre më të hershme, kurse djemtë 'hanin inat' me veten, 'çfarë ka ai më shumë se ne?' Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj që njëkohësisht bën punën e modelit dhe të mjekut, postoi një status në Facebook ku ironizoi bukurinë e Garkos, duke nënkuptuar që ai është më i bukur.

Valeri madje bëri edhe një selfie me aktorin dhe modelin italian, si për ta bërë më të thjeshtë krahasimin për njerëzit. Fotoja e postuar nga Olti Curri në faqen e tij në Facebook pati një sërë reagimesh dhe komentuesit përgjithësisht vlerësuan yllin e shtetit fqinj, mbi të gjitha për pamjen që vazhdon të ruajë pavarësisht moshës.

"Gabriel Garko i bukur ??? ME MARRTE TE KEQEN , sapo e pashe live iiiiiii". Sigurisht që Valeri nuk është shquar ndonjëherë për mungesë modestie, por këtë herë e çoi vetpëlqimin në një nivel komplet tjetër. Ju si mendoni, kush është më i bukur?!




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi