Eventi i Miss Universe Albania, mblodhi mbrëmjen e djeshme shumë personalitete dhe personazhe të njohur në Pallatin e Kongreseve, mes tyre edhe shumë të dëshiruarin Gabriel Garko. Ylli italian ka qenë qendra e vëmendjes, ndërsa prania e tij dukej sikur eklipsoi edhe bukurinë e vetë miseve.
Vajzat 'u çmendën' pas dashurisë së tyre më të hershme, kurse djemtë 'hanin inat' me veten, 'çfarë ka ai më shumë se ne?' Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj që njëkohësisht bën punën e modelit dhe të mjekut, postoi një status në Facebook ku ironizoi bukurinë e Garkos, duke nënkuptuar që ai është më i bukur.
Valeri madje bëri edhe një selfie me aktorin dhe modelin italian, si për ta bërë më të thjeshtë krahasimin për njerëzit. Fotoja e postuar nga Olti Curri në faqen e tij në Facebook pati një sërë reagimesh dhe komentuesit përgjithësisht vlerësuan yllin e shtetit fqinj, mbi të gjitha për pamjen që vazhdon të ruajë pavarësisht moshës.
"Gabriel Garko i bukur ??? ME MARRTE TE KEQEN , sapo e pashe live iiiiiii". Sigurisht që Valeri nuk është shquar ndonjëherë për mungesë modestie, por këtë herë e çoi vetpëlqimin në një nivel komplet tjetër. Ju si mendoni, kush është më i bukur?!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
34/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.9%
-
Të gabuar
63.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën
30 Shtator, 17:10
-
Deputetët e PD-së nxjerrin karriget dhe i hedhin jashtë parlamentit
30 Shtator, 17:06
-
Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Tuz të Malit të Zi, erdhi nga Shqipëria, arrestohet shqiptari
30 Shtator, 17:01
-
LIVE -Dënimi i Salianjit, PD kthen kaosin në Kuvend! Nxjerrin karriget jashtë dhe i vënë flakën! Hedhin shishe uji drejt Spiropalit, bllokojnë foltoren
30 Shtator, 17:01
-
Flutura kineze bën ‘kërdinë’! Thahet masivi me shkurre të llojit bush në Parkun e Llogarasë
30 Shtator, 16:51
-
Artur Ajazi: Le thèâtre de la rue
30 Shtator, 16:48
-
Kurbin, në fshatin mysliman kremtohet festa katolike e Shën Mhillit! Besimtarja: Është vend i shenjtë, më ka shëruar fëmijët!
30 Shtator, 16:40
-
Frrok Çupi: Të paktën të guxojnë aq sa guxoi ambasadori Adrian Neritani
30 Shtator, 16:40
-
Panamaja fillon deportimin e emigrantëve, sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara
30 Shtator, 16:37
-
OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta
30 Shtator, 16:22
-
Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban
30 Shtator, 16:19
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon më shumë financime për gratë: Barazia gjinore faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes
30 Shtator, 16:14