PARIS-  Ish-zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler i është ofruar vendi i parë i punës nga një faqe pornografike.

Sipas gazetës franceze Liberation, Trierweiler i  është ofruar  $500,000 për postin e ambasadores së faqes.

Oferta i është bërë nga  Brad Burns, zëvendës presindenti  i faqes pornografike amerikane YouPorn.com .

YouPorn  deklaron se oferta për ish-zonjën e parë franceze është një ofertë serioze, që vjen për nder të lirisë seksuale që Franca ofron.

48 vjeçarja Trierweiler  sapo është ndarë nga ish parteneri i saj, presidenti I Francës, Francois Hollande pasi u zbulua se ai  kishte një lidhje me aktoren franceze, Julie Gayet.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)