Eksperti në shëndetësi i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka komentuar deklaratën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, i cili më therët u shpreh se është ndaluar muzika nëpër lokale, pasi sipas tij ajo ka mundësi që të përçojë koronavirusin.

Koduzi e ka quajtur këtë deklaratë bombastike dhe me ironi ai tha  se specialistët e fushës janë bërë gati të djegin diplomat e tyre për shkak të këtij 'zbulimi'.

"Kam ngelë nga fjalë me deklaratën e zotit Klosi, por nuk është i pari që bën deklarata të tilla bombastike edhe me gafa plot. I treti i radhës pas ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Financave që thonë se nuk kemi nevojë për testime, sepse janë inefektive. Klosi nxjerrr perlën e radhës për zbulimin e tij. Nuk e di, në mënyrë ironike do të thoja se mjekët dhe specialistët e fushës janë bërë gati që të grisin diplomat e tyre për këtë gjetje që ka bërë zoti Klosi", u shpreh Koduzi.

Më tej ai foli edhe për menaxhimin epandemisë nga qeveria në krahasim me vendet e tjera.

"Çështja e menaxhimit të saituatës nuk ka të bëjë me numrin e të prekurve, por ka të bëjë me mënyrën se si qeveria apo Ministria e Shëndetësisë po zbaton atë trinom që po përdorin të gjithë vendet, që është testim gjurmin dhe trajtim. Qeveria në asnjë vend të botës nuk mund të kontrollojë virusin se si hapet, por masat mbrojtëse që përdor për kulturën e popullatës, distancimin etj.

Kurse çështja e qeverisë ka të bëjë me mënyrën se si e zbatojnë këtë trinom.

Qeveria shqiptare tek testimi ka bërë tre herë më pak se sa Bosnje-Hercegovin dhe 5 herë më pak se sa Serbia dhe Greqia. Testimet për numër popullate për 1 milion banorë. Çka do të thotë se nuk e ka situatën nën kontroll. Pozitiviteti i rasteve për diagnostifikim që bën bën analiza, është tek 30%. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë që qeveritë ta kenë situatën nën kontroll duhet që pozitiviteti rast-numër testimesh të jetë tek 5 deri në 10%, prandja ne kemi sugjeruar që të jenë minimumi 2500 testime në ditë.

Vijmë tek gjurmimi, që nuk bëhet sepse personat që janë të kontaktit me personat pozitiv nuk testohen dhe e dyta ndjekja e tyre bëhet si në kohën e para 200 vjetësh në Angli, njeh personat gojë mbas goje pa përdorur metodat epidemologjike. E treta pastaj ka të bëjë me trajtimin, që është skandaloz sepse në radhë të parë nuk ka protokoll trajtimi të tyre në spital dhe në ambulanca. E dyta nës etestohen pozitiv, nuk bëhen analizat e gjakut dhe skaneri për të parë situatën dhe ajo që është kryesorja është se kostoja e trajtimit të paciantëve u ka rënë barra familjeve, ku minimumi harxhojnë 600 mijë lekë të vjetra për person dhe maksimumi është pastaj në varësi të situatës, apo kemi dhe nga ata persona të cilët ikin për kurim jashtë shtetit dhe kostoja u ka vajtur nga 30-35 mijë euro", tha Koduzi.

Përsa i përket paketës anti-covid, që Partia Demokratike ka propozuar, Koduzi tha se ajo është lehtësisht e praktikueshme, pasi shqiptarët paguajnë 58% të shpenzimeve dhe 7.5 milion euro nuk janë asgjë për buxhetin e shtetit.