Në një mjedis social të ngritur mbi kapardisjet moderne me bazë të vyshkur materialiste, është vështirë ta mprehësh syrin dhe mendjen, për të parë çfarë nuk po shkon siç duhet, në kuptimin ekonomin social dhe intelektual. Përderisa Shqipërinë, vëndin tim të lindjes e prek fizikisht vetëm në raste sezonesh prej gati një dekade, evolimin dhe dështimin e gjërave në vend më duket se i ndjej të më godasin më fort dhe përnjëherësh, krahasuar me mënyrën sesi familjarë dhe miq të mitë, i kuptojnë dhe reagojnë për të njëjtat shqetësime.
Duke qenë se sezoni veror i shpërndan njerëzit një ndër pak mikeshat e mia të mira, e takova në ditën e fundit që do të ikja. Dhe sikurse thonë se ,çdo gjë ndodh për një arsye, ky takim i shpejtë pati të tijin. Zakonisht kur bisedojmë për pushime ,tendenca në Shqipëri më duket mua të paktën , qofsha e gabuar, anon më shumë në kontektsin sa para shpenzove, sa larg fluturove dhe sa luksoze ishin ditët e pushimit ?
Mikesha ime, zonjë e penës dhe medias, më pyeti thjeshtë, çfarë më kishte bërë përshtypje gjatë 7 javëve pup këtu e pup aty, me pushime modeste brenda vendit.
Një pyetje e hapur, që s’para ke fatin ta ndeshësh prej shumë njerëzve . E pyetur ashtu direkt, u ndjeva në pozicionin përgjegjës, që unë duhej me patjetër të thoja nëse vërtet kisha diçka, të mirë apo jo, që më kishte bërë përshtypje.
Shqipëria është vend përrallor. Natyra e deshti ta kishte të tillë dhe të tillë e krijoi. Këtë ma do zemra ta them unë, si pjesë e këtij populli, por e kanë thënë dhe gazetarë të mediave të huaja perëndimore e prestigjoze, jo më larg se këtë sezon veror. Po a jemi ne menazhues të mirë, të kësaj bukurie të dhënë nga natyra falas? A jemi ne njerëzorë e perëndimorë në marrëdhëniet që krijojmë me njëri tjetrin, qoftë edhe për takime të shkurta sezonesh? Abuzimi i natyrës dhe i njëri-tjetrit, ashtu edhe i të huajit, me padiksutim, është një shqetësim i madh që personalisht vazhdoj ta shoh të shëndetshmen në shoqërinë tonë.
Se di nëse vetëm unë mendoj kështu, por me siguri di, që bëj pjesë në një minorancë tepër të papërfillshme, kur pohoj hapur se brenda Shqipërisë gjen ‘luks’ në dukje, por nuk ke shërbim, ke natyrë përrallore por brenda saj ndihesh i abuzuar nga njeriu, ndihesh në Europë për nga çmimet por jo nga cilësia që merr, ke një shoqëri të bukur e shëndetshme në dukje por ende me mbetje komuniste ne mentalitet.
Ekonomia dhe mentaliteti i popullit, dy shtyllat bazë për të prodhuar një shoqëri solide demokratike, janë ende të dobëta shumë, deri në pakënaqësi që më vret shpirtërisht. Se di nëse vetëm unë ndaj këtë mendim?!
Çuditem që në Shqipëri shërbimet kanë tendencë gjithnjë e më të theksuar të shiten në Euro. Ne ende s’jemi as pjesë zyrtare e Europës dhe monedhën vendase zyrtarisht, vazhdojmë ta quajmë lek.
Mos ndoshta praktikojnë këtë, për të treguar se mezi e presim dhe jemi të gatshëm ti bëjmë ballë zonës së euros? Nga eksperienca personale, e përjetuar rishtazi, më shumë se ndjesia e të qenit në vend europian ndaj mendimin se veçanërisht , çmimet e hoteleve janë në stratosferë, për një vend ku rroga mesatare sipas vendimit më të fundit të qeverisë afishuar një vit më parë llogaritet të jetë nëntëmbëdjetë mijë e katërqind e gjashtë lekë.
Për një vend , ku një pjesë e mirë e të punësuarve janë në të zezë. Uroj, megjithëse nuk besoj ,se ato punonjësit e këtyre hoteleve apo restoranteve ku të duhet të paguash në euro, rrogën mujore a marrin po në euro.
Një dhomë hoteli në ‘Gjirin e Lalzit’ për shembull, minimumi varionte nga 40 euro nata. Në këtë çmim përfshihej, një dhomë me kondicioner të prishur, me një frigorifer të ndryshkur dhe të vogël saqë edhe një shishe uji vetëm 50ml se merrte në këmbë, një banjo që plaste uji dhe era pis. Të gjitha këto kushtonin 40 euro.
Për të mos përmendur Jugun e vendit, ku një natë dhomë hoteli kushton gjithë rrogën mesatare të një familjari shqiptar. Ndoshta shumicës tuaj që punojnë e jetojnë brenda vendit nuk I duket shumë 40 euro. Për mua, që ditën e punës e kam 3-4 fishin e kësaj shume jashtë Shqipërie, janë më shumë se shumë, e mbi të gjitha në këmbim të atij shërbimi.
Shumë afër me këtë hotel shtrihej një kompleks fshatrash turistik, njëri ishte i përfunduar, dy të tjerë në ndërtim e sipër. Në rrugicat e fshatit harroje se ishe brenda Shqipërisë së ndërtuar prej dorës së njeriut. Secila më e bukur se tjetra. Të thjeshta, por që dukeshin të rehatshme dhe të kohës.
Kopshtet e gjelbërta dhe lulëzuara në të dyja anët e shtëpisë, thyenin bardhësinë prej dëbore të fasadave. Të gjitha njëlloj dhe të ndryshme në të njëjtën kohë. Për fat të keq, asnjëra s’jepej me qera, të paktën njerëzve të thjeshtë si puna ime. Ishin prona të pushtetarëve të sotëm dhe atij të djeshmit. Kështu më thanë disa nga zonjat që merreshin me mirëmbajtjen e rrugicave.
Çfarë kontrasti ? Pse të mos jetë e gjithë Shqipëria e tillë? E ndërtuar thjeshtë me rregull dhe bukur ? Pakënaqësi e mosbarazim që personalisht më vret sa herë kthehem për ditë të numëruara në vendin tim të lindjes. Ndoshta më ndodh vetëm mua kështu.
Rregulli shtëpive dhe ndërtimeve është një ndër dashuritë e mia për Londrën që e njoh, e kam parë dhe ndjerë personalisht atë përjetësinë e të jetuarit në rregull e disiplinë ndërtimesh.
Ndërkohë shqetësimi im shkon në një tjetër pikë kyçe për tu vizituar, në Parkun nacional të Drilonit në Pogradec. Ai është një ndër perlat që vendi ynë ka. Në të bëhesh një me natyrën e gjallë. Kësaj here aq sa rosa e mjelma, kishte dhe mbeturina. Në një vend kaq të vizituar që nga herët, nga të mëdhenjtë që qeverisnin vendin, sot, edhe nga populli që mundet dhe tek tuk nga ndonjë I huaj,mos duhet të tregohet paksa respekt dhe mikpritje perëndimore ndaj vizitorëve?
Në restorant kamarieri të vjen me duar lidhur pas shpine, të merr porosinë, sigurohesh që ka marrë të duhurat, dhe në fund diçka del tepër. Katër punonjës të ndryshëm të vijnë dhe të detyrojnë të paguash për pjatën e tepërt. Të gjithë civilë, mundësisht të veshur sport me pantallona të shkrutra, atlete dhe bluza që mundësisht mbajnë logo të firmave të shtrenjta veshjesh. Për një moment se merr vesh se nga të erdhi pjata, nga restoranti porosi e jotja, apo nga drekues si ty në tavolinën në krah.
Ndryshe nga kafet e rrugicave të lagjeve në zhvillim e sipër të kryeqytetit, për një restorant në një vend si parku i ‘Drilonit’, uniforma e stafit besoj ka rëndësi etike. Ndoshta mendoj vetëm unë kështu?!
Konsumatori, klienti ,pushuesi , quajeni si të doni, në Shqipëri s’ka vend ku të tregojë një pakënaqësi për të cilën po paguan. Në vendin tonë të vijnë rrotull pronarët me demonstrime hijerënda ose kamarjerët të luajnë rolin e bosit duke të bërë presion, me të thënën tonë familjare ‘po do rri po do ik’.
Në Shqipëri kudo të shkosh diçka do të jetë pronë e një qeveritari. Për një moment të duket se ke ardhur në një vend privat dhe për këtë duhet të paguash shtrenjtë, pa llogaritur për çfarë paguan dhe mundësisht të mbyllësh gojën pa bërë fjalë nëse diçka të sikletos , shqetëson, helmon.
Jo mor jo, në perëndim nuk ndodh kështu. Klienti është nuk është mbret pa kurorë. Menaxheri/ja sigurohet që ai po kënaqet me shërbimin. Në perëndim, malli I blerë mund të kthehet brenda 28 ditëve me faturë dhe i papërdorur. E gjitha kjo e ndërtuar në rregulla e komunikim, që të dyja palët e njohin dhe zbatojnë mirë. Në Shqipëri, nëse kasa e ka skanuar diçka, ai është mall I yti përgjithmonë.
Jo shumë kilometra larg nga kufiri ynë, Shën Naumi, një perlë e vërtetë për t’u qetësuar psikologjikisht. Pastrim total mendor nga pakënaqësitë e përkëtej kufirit. Para 91 vjetësh territor i yni, sot dukej në detaje që e administronin të huajt. Ndoshta vetëm unë kisha këtë mendimin e administrimit të të huajve.
Problemi nuk është tek pushimet e mia konkretisht, as tek 40 euroshi i dhomës në ‘Gjirin e Lalzit’, as tek një pjatë tepërt në restorantin në Drilonin perlë prej natyre, as tek rrobat e atij kamarierit konkret në atë restorant.
Shqetësimi im ka çmim më të lartë se kaq. Mua më shqetëso tranzicioni intelektual I mbetur vendnumëro.
Akoma mbetemi një kulturë tranzite drejt të resë, drejt të duhurës, drejt perëndimit.. Mendjet individuale që në tërësi përbëjnë të gjithën tonë, po evoluojnë me hapin e breshkës. E shohim këtë në odën fizikisht duke qenë në ndërtim e sipër, e forcojmë këtë tranzicion në mënyrën si sillemi me njëri tjetrin. Me mënyrën se si I konsiderojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin dhe sa fort mundohemi që ato të jenë të pastra, të drejpërdejta dhe pa qefmbetje e demonstrime të forta hierarkish.
Ajo që duhet bërë për ta parë sa më shpejt ndryshimin, besoj të nisë nga hapja e mendjes për gjithsecilin prej nesh, në termin e të parit dhe të ngriturit të problemit, pa komplekse, brenda përbrenda nesh si shoqëri, jo ta monologojmë atë. Të huajt na gjezdisin , ndryshimin e mirë e sjellim vetë ne.
Do të ishte kontribut i madh nëse mentaliteti ynë i eksportuar nga koha e shkuar ‘ I madhi dhe më i forti fiton’ të zhdukej njëherë e mirë. Pronarë e bosa hotelesh e restorantesh e çfarëdo biznesi tjetër, bashkëkombës të mi, kuptoni që nuk jemi në ring.
Jemi pjesë e një shoqërie që duhet të punojmë fort për tu bërë si perëndimi. E kemi shumë larg pasarelen për kapardisje. Ndryshimi nis nga ju. Komunikimi e konsensusi duhet të dominojë mbi të fortën fizike dhe ekonomike. Instancat vendimmarrëse dhe ndëshkuese të mprehin syrin ku gjërat nuk shkojnë vërtet, dhe të sillen mëndjehapura në termin që çfarë po praktikojnë shoqëri më të zhvilluara, ti ndjekim ne , duke u përshtatur me kushtet tona ekonomike sociale dhe territoriale sigurisht.
Ka nisur të punohet dukshëm në disa pika kyçe nga qeveria e tanishme, për t’i treguar vendin gjithkujt e çdo gjëje që shërben në konsolidimin e një shoqërie demokratike të shëndetshme, e solide. Megjithatë ka shumë për të bërë me individin si individ.
Pushimet mbaruan edhe për këtë vit.
Çfarë pamë, e pamë. Muaji shtator, është muaji i risive e projekteve të reja në media dhe në qeveri, për investime e ndërmarrje të reja për të mirën e popullit dhe vendit. Të gjithë, edhe fëmijët me nisjen e shkollave, janë të angazhuar që nga dita e parë e muajit. Edhe për mua,si një pjesë fare e vockël e medias në vendin tim, studente e medias dhe komunikimit jashtë Shqipërie, dhe mbi të gjitha si familjare dhe nënë e dy fëmijëve, shtatori pritet të jetë absolutisht, një muaj I ngjeshur me detyra obligime dhe zbatime.
Duke qenë disi skeptike, ndoshta për hir të profesionit, ndava me ju ato pak përshtypje shqetësuese të lidhura direkt me ne, si vend e popull. Qofsha vetëm unë që mendoj kështu. Edhe pse gjithmonë vij tek ju lexues me problematika e pakënaqësi, kokën kur e lë Shqipërinë vazhdoj ta mbaj pas. Një pjesë më të vonë të jetës e shoh të shpenzuar brenda saj. Thjesht pres me etje ndryshimin e mirë dhe mundohem të jem e gjallë për të kontribuar në këtë ndryshim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com