Vallëzimi 3 minutësh i 9-vjeçares, 10 000 hapa për të luftuar mbipeshën (VIDEO)

10 000 hapa për tre minuta është kjo nisma e Generation Pep, ku protagoniste është nëntë vjeçarja Lilyana Ilunga. Organizata jofitimprurëse suedeze dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e sportit dhe ushqimit  të shëndetshëm në mënyrë që të mbrojë shëndetin fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve. 

Vajza kërcen nën tingujt e këndës Drejtësia në stacionet e metrove, në korridoret e shkollës dhe në rrugë. Fushata është drejtuar nga Filip Nilsson dhe synon të ndikojë në frymëzimin e të rinjve mbipeshë.

Në bazë të një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  më shumë se 340 milion fëmijë dhe të rinj janë mbipeshë. Pasi është rritur ndjeshëm konsumi i ushqimeve të cilat përmbajnë shumë yndyrna dhe sheqerna dhe në të njëjtën kohë ka rënë ndjeshëm aktiviteti fizik. Mbipesha lidhet me më shumë vdekje në të gjithë botën sesa nën pesha. Globalisht ka më shumë njerëz që janë mbipeshe sesa nënpeshë - kjo ndodh në çdo rajon përveç pjesëve të Afrikës nën-Sahariane dhe Azisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta