Valutat, forcohet leku në treg ndaj euros dhe dollarit

/ATSH/- Monedha lek, ka shënuar rivlerësim këtë jave në tregun e këmbimeve valutore të kryeqytetit.
Një euro është këmbyer të mërkurën me 140.42 lekë, 0.01 lekë më pak se të martën, duke konfirmuar një kërkesë më të ulët në treg për monedhën evropiane, ndonëse ajo ka patur ecuri të mirë në tregjet ndërkombëtare.
Tendencë negative ka shënuar edhe dollari, i cili ka zbritur në kuotën e 129 lekëve, duke u zhvlerësuar me -0.16 lekë kundrejt një dite më parë.
Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valuta relativisht e dobët, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare monedha evropiane ka regjistruar një rënie të lehtë kundrejt dollarit amerikan, i cili vazhdon të mbajë pozita të forta, që prej fillimit të këtij viti.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
129.18
-0.16

EURO
EUR
140.42
-0.01

Poundi Britanik
GBP
192.85
+0.62

Franga Zviceriane
CHF
134.37
+0.02

Jeni Japonez (100)
JPY
107.82
-0.03

Dollari Australian
AUD
99.66
+0.42

Dollari Kanadez
CAD
103.83
+0.22

Korona Suedeze
SEK
14.98
-0.03

Korona Norvegjeze
NOK
16.14
+0.06

Korona Daneze
DKK
18.80
+0.01






e,xh//m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre