Valutat 'fundosin' lekun

Valutat 'fundosin' lekun

Valutat e tjera fituan pikë “duke fundosur” Lekun. Kështu Dollari Amerikan u këmbye në nivelin e 109.99 lekëve, rreth 0.65 pikë më shumë se një ditë më parë.

Paundi Britanik u rrit me 0.4 pikë, duke u kuotuar në nivelin e 134.3 lekëve. Rritje njohu edhe Franga Zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, është këmbyer gjatë ditës së sotme me 112 lekë, 0.45 pikë më shumë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore e nënçmimit të Lekut ndaj valutave është mbarimi i efekteve sezonale, ku prurjet nga turizmi dhe emigrantët, rrisin ofertën në valutë dhe forcojnë monedhën vendase. Ata shtojnë se përveç kësaj, individët që po largohen po tërheqin të ardhurat që kanë në atdhe, nga interesat, pensionet apo qiratë, duke e bërë efektin e dyfishtë.

Sipas tyre, fundi i gushtit, ku pjesa më e madhe e individëve mbyllin pushimet dhe fillimi i shtatorit, shoqërohet me një dobësim të Lekut përkundrejt valutave. Tashmë Euro ka hyrë në një cikël rritës, duke tentuar të shkojë drejt niveleve para fillim të sezonit.

Në fillim të muajit gusht, Euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku gjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi.

 /Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni