Valutat, qeveria blen euro,
zhvlerësohet leku në treg
Për disa ditë me rradhë, leku po ndjek një tendencë zhvlerësimi të shpejtë. Euro ka kapërcyer në treg kuotën e 140 lekëve, por një tendencë e tillë është pasqyruar edhe tek të gjitha valutat kryesore.
TIRANE - Për disa ditë me rradhë, leku po ndjek një tendencë zhvlerësimi të shpejtë. Euro ka kapërcyer në treg kuotën e 140 lekëve, por një tendencë e tillë është pasqyruar edhe tek të gjitha valutat kryesore. Sipas operatorëve të tregut valutor, shkak për këtë ka qenë kërkesa e lartë dhe nga ana tjetër edhe oferta më e limituar e euros.
Ditët e fundit kanë qenë jo vetëm bankat e nivelit të dytë që kanë blerë euro për nevojat e tyre, por mjaft aktive duket se ka qenë edhe qeveria. Kërkesa për euro po qëndron e lartë, nxitur edhe nga një ofertë më e vogël në vend, si pasojë e rënies së vazhdueshme të dërgesave të emigrantëve.
Sipas ekspertëve, nuk është çudi që në ditët në vazhdim euro të arrijë në nivelet e 142 lekëve.
Nga ana tjetër, edhe dollari po regjistron një rivlerësim të pandalshëm kundrejt monedhës vendase, duke iu afruar niveleve të fundvitit të kaluar.
Në tregjet ndërkombëtare, euro ka shënuar vazhdimisht rënie, sidomos pas shpërthimit të krizës në Qipro. Ajo ndodhet tani në nivelin më të ulët të katër muajve kundrejt dollarit, edhe pasi një raport tregoi se industria prodhuese në Gjermani ishte tkurrur këtë muaj, duke theksuar shqetësimet se ekonomia më e madhe e Europës po shfaq shenja bllokimi.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14 vjeçarit por për fundin e 84 vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54
-
Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë
26 Nëntor, 18:52
-
Protesta te ‘Sheshi Uillson’, një grua e moshuar ndihet keq, i jepet ndihma e parë! Largohet turma, lirohet rruga për mjetet
26 Nëntor, 18:51
-
Protesta e PD, përplasje me policinë, bllokim rrugësh, ujë dhe gaz lotsjellës! Shikoni fotot me disa nga momentet më pikante
26 Nëntor, 18:45
-
Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson
26 Nëntor, 18:42
-
Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë
26 Nëntor, 18:38