Në fund të vitit 1990, në mbledhjen e Byrosë Politike të 4 dhjetorit, kjo çështje është diskutuar gjerësisht. Nga procesverbali voluminoz i kësaj mbledhje ne kemi zgjedhur një fragment, ku artikulohen hapur vrasjet në kufi të shtetasve shqiptar që synonin të arratiseshin nga vendi.
Ndërsa Vangjel Çërrava propozon në këtë mbledhje një plan për të ulur arratisjet, Ramiz Alia i kundërpërgjigjet, duke mos u pajtuar me strategjinë e tij dhe duke i parë vrasjet në kufi, si rrugën e vetme për të frenuar arratisjet.