Vangjel Dule akuza Ramës: Po tenton që të zaptojë pronat në bregdet

Vangjel Dule akuza Ramës: Po tenton që të zaptojë pronat në bregdet

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

TIRANE-Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule akuzon kryeministrin Edi Rama se në tentativë për të zaptuar tokat në bregdetet, për të justifikuar konsultimet publike po zhvillon prej kohesh një cikël takimesh me shoqata përfaqësuese dhe grupe interesi me lidhje me kuadrin ligjor për trajtimin e çështjes së pronave në përgjithësi dhe ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” në veçanti. 

"Konstatojmë me keqardhje se qeveria, në shkelje të hapur të çdo parimi transparence, po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin në fjalë'

1: Pa e konsultuar me grupet e interesit dhe pa zhvilluar asnjë debat publik

2: Duke anashkaluar apo duke marrë parasysh në mënyre selektive rekomandimet e Komisionit të Venecias

3: Duke vënë para faktit të kryer me dhjetëra mijëra qytetarë dhe komunitete të cilat humbasin përfundimisht pronat e tyre, por edhe të drejtën ligjore të pretendimit të saj.

Qeveria e Zotit Rama synon që, duke injoruar pushtetin vendor por edhe sistemin e drejtësisë ta shndërrojë trajtimin e pronës në një domein ekskluziv të tij dhe të strukturave drejtpërsëdrejti të varura juridikisht dhe verbërisht, besnike politikisht.

Në mënyrë të veçantë, nëpërmjet këtij  ligji, Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin, duke u privuar pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke i venë atë në shërbim të interesave të oligarkëve -  klientë të pushtetit të tij personal.

Kjo nisme ligjore, në korrelacion me ligjin  për Investitorët Strategjikë, për Korporatën e investimeve dhe VKM për Shpronësimet, përben gurin e varrit për pronën dhe pronësinë e ligjshme" deklaron Dule. Cështja e pronave të komunitetit grek ka qenë kryefjalë e cdo takimi të zyrtarëve të lartë të Athinës kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 27/02/2020 00:42

    S'ka faj dulja per kete ,,te gjithe qeveritaret tane ne bregdet i kane syte,,saliu ,rama,meta,,basha a e mbani mend pallatin ne vlore brenda ne det te bashes,,me keta o dule duhen marre armet,,vetem pushka i largon nga tokat e pronareve....

    Përgjigju
  • I krishteri shqiptar.: 26/02/2020 17:11

    Per cilin bregdet e ke o Dule,per Bregdetin e amaliadhes,sepse nga peloponezi dhe tu eshte shqiptar.

    Përgjigju
  • QENI grek: 26/02/2020 16:09

    Ky qeni grek me emrin vangjel dule komplet kok tul mendon se do ket shanc të vetme në jet që jevgjitët e greqis të aneksoin Trojet SHQIPTARE. Të gënjen mëndja o evgjiti dule ta ngule pis me gjak të prishur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it