Vangjel Dule këmbëngul: S'ka integrim në BE pa respektuar minoritetin grek

Vangjel Dule këmbëngul: S'ka integrim në BE pa respektuar minoritetin grek

Prej vitesh Greqia ka vetëm një kusht kryesor për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, që është respektimi i të drejtave të minoritetit. Me të njëjtën gjuhë ka folur sërish sot edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, parti që mbron të drejtat e minoritetit grek.

E ndërsa ka akuzuar qeverinë, ai i ka kujtuar detyrat që duhet të realizojë. "Respektimi i të drejtave të minoritetit do të bëhet realitet se rrugë tjetër nuk ka. Është një shkallë që pa e ngjitur nuk mund të arrihet në integrim. Nuk mund të kapërcehet.

Pse minoritetet në Mal të Zi duhet të kenë të drejtat e tyre për festimin e festave kombëtare ndërsa tek ne kjo nuk mund të jetë e rregulluar me ligj. Nuk mund të jemi në rolin e strucit që fut kokën në rërë,  kujtojmë se të tjerët nuk e shikojnë realitetin në vendin tonë. Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është ‘litmus test’ është si letra e lakmuesit për lirinë dhe shtetin e së drejtës.

Jemi një vend që aspirojmë të jemi si të barabartë në familjen europiane. A mund të ndodhë kjo pa u europianizuar. Integrimi në BE do të thotë europianizim i vazhdueshëm në çdo fushë të jetës. Beteja jonë është një betejë komplekse, e vështirë.

Ndërlikimi i situatës politike si aktualisht e bën dhe më të vështirë. Ne kemi aleatë kohën dhe durimin tonë" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim Gradica: 22/05/2020 03:50

    Po ketu ka faj populli dhe qeveria . Nuk po merr vesh i pari te dytin . Po kur ky Vangjel Haleja pellet , petse dikush nul i permend gjenocidin e papare grek ndaj Camerise ? . Po arvanitasit qe jane me prejardhje shqiptare ! ! ! ! ! !

    Përgjigju
  • Sam: 18/01/2020 21:46

    Z.V.Dule duhet emrin t’a kete dule dhe mbiemrin hajduti;por le t’a leme kete hesap per me vone,por duhet t’a kujtoj dulen se ai i ka breket borxh nga greket dhe mico taki borxh nga Europa!Dule,ka ikur koha e vizave dhe sa te jete Edvini ne fuqi,ti je zero

    Përgjigju
  • Shqip: 18/01/2020 17:44

    Ca ti mbajm n kra greket ca duan m

    Përgjigju
  • asl: 18/01/2020 16:10

    Dule je dhe nga mendja o Vangjel,mos e kruaj me fiq deti se torturat qe kemi hequr ne greqi nuk harrohen.Ska bere vaki 25 vjet ne nje shtet evropian dhe te mos marre leje qendrimi te perhershme.Me te mire se veten tone nuk ju bejme,mos i fryj zjarrit(se mos ju pyet evropa juve jeni mashtrusa).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja