Vangjel Zhapa nderohet
me titullin “Nderi i Kombit”
Këto ditë filantropi Vangjel Zhapa, nga Labova e Zhapës, Gjirokastër, u nderua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Si atdhetar dhe bamirës i shquar shqiptar, mbështetës i botimit të dy abetareve shqipe dhe tre evetarëve të përpiluara nga Naum Veqilharxhi.
Këto ditë filantropi Vangjel Zhapa, nga Labova e Zhapës, Gjirokastër, u nderua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Si atdhetar dhe bamirës i shquar shqiptar, mbështetës i botimit të dy abetareve shqipe dhe tre evetarëve të përpiluara nga Naum Veqilharxhi. Dha ndihmesë për ngritjen e disa shkollave në jug të Shqipërisë, Greqi, Rumani e Turqi”.
(Nr. Dekreti 8938, Tiranë 09.02.2015). Vlerësimi që i bëhet Vangjel Zhapës ka mbushur me dashuri dhe krenari të gjithë komunitetin labovit dhe më gjerë pasuesit e tij në botë. Kryetari i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “ODRIA” etnolog Thanas Meksi, organizatori i shumë veprimtarive kulturore e sportive për Vangjel Zhapën, u shpreh: “Komuniteti labovit ndihet shumë i nderuar për këtë vlerësim të lartë që i bëhet djalit labovit Vangjel Zhapa.
Ai është një figurë madhore filantropike në Ballkan dhe Europë”. Epiqendra e veprës së tij është arsimimi i të gjithëve, duke investuar hapjen e 127 shkollave, në shekullin e XIX në Shqipëri, ngritjen e gjimnazit të Labovës së Zhapës në vitin 1860, vendosjen e gjuhës shqipe në programin mësimor të tyre, dhënien e shumë bursave në shkollat më të mira europiane, investime për ndërtime grandioze në Rumani, Greqi dhe Turqi, objekte kulti, etj.
Vangjel Zhapa është rilindasi i Lojrave Olimpike Botërore, pas 1500 vjetësh që ishin ndërprerë. Ai shkeli rrugën europiane dy shekuj më parë me fjalët: dashuri, paqe, miqësi e mirëqenie. Vepra filantropike e Vangjel Zhapës nuk ka fund. Biznesmeni i ri Andrea Dilo, Prof.Dr. Foto Toti, mjeshtër i madh, ekonomisti Jani Ciko e të tjerë, ndjekin rrugën e Vangjel Zhapës, duke bërë shumë investime në fshatin e tij të lindjes. Antarët e Shoqatës “Odria”, po qëmtojnë në arkiva dhe biblioteka për veprën e Vangjel Zhapës, për ta bërë atë dhe më shumë të njohur e më tepër të prekshme.
Shkrimi u publikua sot(15.02.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.7%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 2409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18