Vangjeli në ‘Kontrast’: 14 maji do tregojë kush është PD-ja e vërtetë! Shehu: Kjo dihet, synojmë që të marrë fund handikapi që të mos ketë opozitë në pushtetin lokal

TIRANË- Në 2023 duket se do të vijojë të ekzistojë pyetja se “cila është Partia Demokratike e vërtetë”, ajo e Sali Berishës apo e grupit të Enkelejd Alibeaj. Për Tritan Shehun, deputet, mbështetës i Berishës, kjo nuk ka vend për diskutim, pasi grupi i tyre është ai që ka mbështetjen më të madhe në elektorat, e për pasojë janë ata që i përfaqësojnë.

“PD është ajo që bëri riskutruktrimin e saj, ka bërë kongreset e saj në stadium, ka zgjedhur bazën, zgjodhI kryetarin e saj një anëtarë një votë, kjo është PD. Nuk ishte debat me pjesën tjetër të PD, por thjesht me një individ, partia nuk është vula. Partia është anëtarët, dhjetëra mijëra njerëz që kanë mbushur Bulevardnit, vulat ndryshohen, ajo vulë që mban dikush nuk është vula e PD, kanë ndryshuar gjëra, le ta mbajë ka deliret e veta, PD është tjetër gjë. Është një pjesë që ka një qëndrim të gabuar dhe nga PD e vërtetë janë pak individë, ndodh në çdo parti të botës, shiko së ç’po ndodh me partinë Republikanëve. Nuk është problem, ka një pjesë që janë konfuz, dhe pjesa tjetër është solide dhe e qartë, është problem i madh jo i PD, por i deputetëve, se deputeti duhet të ndjek elektoratin e tij, nëse nuk e bën këtë nuk është më deputet, u bëj thirrje shkoni takoni elektoratin, ndryshe e humbni të drejtën reale për të qenë deputet, Unë e di që duhet të jemi të bashkuar, por ama nëse merr dikush një qëndrim është problem i tij”, tha Shehu.

I ftuar në ‘Kontrast’, Shehu së bashku me analistin Lorenc Vangjeli, e shohin 14 majin, zgjedhjet vendore, si fundi i këtij debati që ka zgjatur për më shumë se 1 vit. Vangjeli ka deklaruar se 14 maj, do të kuptohet se “kush është më i fortë”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Shehu, i cili është i mendimit se Tirana duhet fituar nga demokratët, por jo domosdoshmërish s’do jetë kjo bashki që do “vulos” fatin.  

“Shpresoj që Tirana të fitohet se ka koshiencë demokratike, por mund të fitohen 5-6 qendra të mëdha të vendit, ka dhe një rëndësi, të dalim nga handikapi i mos marrjes pjesë e zgjedhjeve, kështu futemi në pushtetin lokal”, tha Shehu.

“Ka një marrëdhënie mes partisë dhe grupit parlamentar, nga partia rrjedh dhe grupi elektoral, por nëse partia është në ndryshim, grupi parlamentar është i pandryshueshëm, ky është problem. U tentua në 6 mars për të pasur një matje forcash, u rrëfye se kush dominonte, mbetet që të mbetet 14 maji, ku pas kësaj nuk do të ketë më histori të tilla. Dakord që mund të kesh mandatin, por nuk përfaqëson mandatin. Ndonjëherë mjaft është mjaft. Kjo lloj bashkëjetese e tillë. Që krijon distancë mes palëve të PD më e madhe. Më mirë se një tmerr i pafundëm, sesa një fund me tmerr. Ajo që quhet vulë, si nga ato tatuazhet që i vënë kalamajt në plazh, për të arritur deri të marrëzia që presim që një trup gjykatësish të vendosin se cila është PD e vërtetë, e kanë vendosur demokratet dhe nuk ka gjykatës që mund ta thonë më mirë se ata”, tha Vangjeli.

Kur kanë mbetur edhe pak nga zgjedhjet e 14 majit, Berisha ka konfirmuar kandidatët e tij, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt, ka nisur punën që të dalë me kandidat të tyre dhe gjasat janë një përsëritje e “6 marsit”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë