Vangjeli: Opozita shqiptare, viktima perfekte e vetvetes

Vangjeli: Opozita shqiptare, viktima perfekte e vetvetes

Ndodh që vështrimi është më i qartë në dy raste: kur largohesh në kohë dhe shmangesh në distancë nga ngjarjet. Në kohën që ato ndodhin, ka me mijëra shenja, detaje e zigzage që deformojnë pamjen, që e bëjnë shkretëtirën të duket oaz dhe rrugën me ferra e hithra, një tapet të kuq kryeministror. Njëlloj si pija apo droga. Në momentin e euforisë ato e bëjnë përdoruesin të ndjehet mbret dhe vetëm më pas, e shndërrojnë në atë çfarë është realisht; një viktimë perfekte në mbretërinë e dhembjes.

Katër muaj mbas djegies së mandateve dhe pothuaj tre javë nga zgjedhjet e refuzuara lokale të 30 qershorit, opozita duket se po provon efektin e daljes nga transi apolitik në të cilën ajo hyri me këmbët e veta. Dhe po kupton se sugjestioni i një trinie aspak të shenjtë: dhunë, djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, vërtet ja bëri jetën më të vështirë Edi Ramës, por ,bi të gjitha, shkatërroi gati pa kthim fatin politik të opozitës.

Arben Ristani, njeriu kyç në fitoren e kontraverse të Lulzim Bashës në maj 2011 për bashkinë e Tiranës, është nga të parët që po artikulon në PD pikërisht këtë zgjim në realitetin e ftohtë të Tiranës së mesit të Korrikut. Atë të një opozite të vetvrarë me saktësi kirurgjikale dhe të papërfaqësuar askund në sistem. Njeriu që, sesionin e shkuar të parlamentit, dallonte në artikulim nga gjithë tufa gri e deputetëve të majtë e të djathtë, që nuk dinin as pse ndodheshin në Kuvend, sot jashtë sallës së parlamentit me vendim të Lulzim Bashës, artikuloi këtë javë ca të vërteta të thjeshta. Që humbja, të cilën, nga cilado anë që ta kthesh, nuk mund të jetë fitore. Se opozita me aktet e saj eskreme dhe me sforcon e saj gjithashtu ekstreme, nuk mundi të realizojë asnjë nga objektivat e saj politikë. Domethënë, vazhdon të jetë në opozitë dhe Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet.

Vetëvrasja në politikë është një akt që ngjall keqardhje. Dhjetë vjet më parë, PS-ja e shmangu këtë të shtënë në tëmth vetëm në minutën e fundit dhe ajo shpëtoi mandatet e saj nga djegia, përkundër zërave të radikalëve të sajuar. Në PD-në e shkurtit 2019, këmbëzën nuk e shkrepi as Jorida, sa Albana, as Grida, as Vali e as Oriola. Ato as deshën dhe as u desh të pyeteshin për lodrën e preferuar të meshkujve shqiptarë: ekstremin.

Djegien e mandateve nuk e desh as Monika, as Klajda, Kejdi, Nora e Floida. Nuk e këshillonte as Ilir Meta. Por të gjithë këta së bashku nuk mundën të ndalin ecjen në terr dhe përplasjen e pashmangshme me murin e panegociushëm që ngre sistemi: pushtetet ndërrohen vetëm me votë dhe se zgjedhjet më të këqia në demokraci, janë zgjedhjet që nuk bëhen fare.

Pendesa për çfarë ndodhi në këtë pjesë të parë të vitit dramatik 2019, është vetëm një stacion i parë. Transparenca dhe më pas marja me kurajo e përgjegjësisë nga autorët e vërtetë të aktit të djegies së mandateve, është stacioni tjetër që do të mundësonte ecjen përpara të opozitës. Edhe me kurbanë politikë për të kuptuar se në politikë, gabimet janë fatura që paguhen dhe që i amniston vetëm koha.

Në një vend ku gënjeshtra është zot, të vërteta të tilla të vogla, të artikuluara qartë, janë një hap i duhur në drejtimin e duhur për të parë se çfarë hapash duhet të hidhen në një të nesërme të afërt.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 20/07/2019 17:16

    TE ADHUROJ PER ANALIZAT ME BRUME DHE SI ANALIST NE TVSH..PERBALL NJE DEMPKRATI SI PREÇI QE NUK TE ARRIN DOT EDHE PER 50 VJET. JU ME OSE PA DASHJE NUK VINI GISHTIN NE PLAGE PER DY GJERA: 1-NUK E THONI TROÇ SE FATKEQSIA KOMBETARE NE PD DHE GJITHE VENDIN NE 30 VITE ESHTE SALI RAM BERISHA.SE EDHE NE KATRAUREN 6 MUJORE TE OPOZITES ESHTE DORA E ZEZE E TIJ.AI I MORI ZVARR GJITH DEPUTETET E OPOZITES DHE I HODHI NE LANE ME MENDIMIN SE BOTA FEMOKRATIKE DO VINTE DOREN NE ZEMER TE PER TE DHE DO DETYRONTE EDI RAMEN TE DOREZONTE ÇELSAT E ZYRES PER LULIN E VOCER 7×7=42. 2-JU NUK I TREGONI SALIUT SE SI PD TI RIKTHEHET INSTITUCIONEVE.KJO DUHET YE NDODHE: 1-SALIU TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE SA ME PARE SI E KEQA PA KTHIM DREJT VIÇIFOLIT.PASI EDHE ESHTRAT E TIJ NE TIRANE NUK DO GJEJNE KURRE PAQE PER 20.000 NENAT SHAMIZEZA.DHE DO JA BEJNE SIKUR KY ENVETIT. 2-LULI TE SHKURORZOHET DHE TE SHKOI NE HOLLANDE PER TE MBROJTUR DIPLLOMEN QE KA MASHTRUARE. 3-PD TE REFORMOHET 99.% DUKE HEQUR NGA SKENA POLITIKE GJITHE MILITANTET QE KAN MENDJEN E SALIUT PER REVOLUCION..! 4-TI PUTHI DOREN DEPUTETVE TE RINJE NE KUVEND QE TE HARTOHET KODI ZGJEDHOR SIPAS OSBE/ODHIR..DERI 2021. 5-TEIRIA "RAMA IK" DHE QEVERIA TEKNIKE PER OPOZITEN NUK DUHET TE ZIHET NE GOJE.ASHTU SIKURSE 30 QERSHORI. 6-TE PERMIRSOI MARDHENIET ME SHBA+BE PASI I KA NE PIJEN "0" DHE DUHET TA DIJE SE RRUGA PER K.MINISTER KALON MES SHBA DHE POPULLIT KU RAMA I KA FIKS 100 %.FLM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë