E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot me deputetët Nasip Naço dhe Ferdinand Xhaferaj përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Në njoftimin e ambasadës së SHBA thuhet se në takim u diskutua për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit si dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
'E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferaj. Diskutimi i tyre u fokusua te përparësitë legjislative, bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fusha me rëndësi kritike për sigurinë kombëtare, përfshirë gatishmërinë ushtarake dhe zbatimin e ligjit, si dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor', thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.