Foto gjatë shfaqes "Vanja, Sonja, Masha etj"
TIRANË, 19 Shtator / ATSH / - "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë", komedia e suksesshme që bëri për vete publikun kryeqytetas me humorin e hollë dhe me thellësinë e mendimit që e karakterizon këtë vepër, do të shfaqet sot në mbrëmje në Teatrin 'Andon Zako Çajupi' në Korçë si pjesë e Festivalit Mbarkombëtar të Komedisë "Kokofest".
Pjesa e shkruajtur nga Christopher Durang, me regji nga Driada Dervishi dhe e interpretuar nga aktorët Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Besmir Bitraku, Adelina Muça dhe Valina Muçolli, do të garojë dhe njëkohësisht mbyll sot Festivalin Mbarkombëtar të Komedisë në Korçë.
Foto gjatë shfaqes "Vanja, Sonja, Masha etj"
"Vanja dhe Sonja dhe Masha dhe të tjerë" është një komedi që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore.
Bëhet fjalë për Çehovin të zhvendosur dhe të rifreskuar e të sjellë në vitet 2000.
Një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij por dhe humori.
Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Një prej motrave dhe vëllai, Sonja dhe Vanja kanë gjithë jetën që janë kujdesur në një shtëpi në provincë për prindërit, pa mundur të krijojnë një jetë të tyre.
Foto gjatë shfaqes "Vanja, Sonja, Masha etj"
Masha motra e madhe që i ka ndihmuar financiarisht nuk është marrë asnjëherë me prindërit dhe shtëpinë, por është një superaktore mjaft e paguar dhe e njohur, e cila vjen për një festë me kostum për të takuar dhe familjen.
Këtu fillon e gjithë komedia, sepse ajo vjen për të shitur shtëpinë. Pas kësaj fillon tensioni dhe konflikti mes motrave dhe vëllait.ë të gjitha këto dhe më shumë në shfaqjenë Vanja, Sonja, Masha që kësaj here shfaqet për publikun Korçar
/k.m/ /a.g/






