Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme

Rreth 7 mijë familje në qytetin e Kukësit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta gushti. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë çuar në thatësirë të tokës, duke sjellë reduktim prurjesh të ujit nga burimet që furnizojnë qytetin. Të shqetësuar, banorët thonë për Report TV se furnizimi me nga një orë në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje, është i pamjaftueshëm.

“Se çfarë do behët s’e dimë. Po e përballojmë me shumë vështirësi. Mirë është ta kemi në mënyrë të vazhdueshëm. Ma keq jemi me ujin e pijshëm. Duhet të ketë shpërdorim nga shtëpitë private që përdorin ndoshta edhe me lag trotuaret apo me vadit, ose ka mungesë në burim.”

Për Drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kukës, Sait Docin reduktimi i orareve për furnizimin me ujë të qytetarëve vjen si pasojë e rënies së prurjeve në burimet kryesore për shkak të të nxehtit, por edhe disa problematikave në rrjet.

Doci thotë se kanë marrë masat e nevojshme për të menaxhuar situatën. 

Qytetarët e Kukësit furnizohen me ujë nga dy linja kryesore nga Kolosjani dhe Lojme, ku pavarësisht se janë bërë investime vit pas viti, situata duket ende larg zgjidhjes.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 13/08/2024 23:56

    Ku e keni deputetin e zones Flamur Noken?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij