TIRANE - Papunësia, varfëria, mjerimi dhe harresa janë ulur këmbëkryq në familjen e Përparim Selitës në Allias të Tiranës.
Familja Selita, e cila është e përbërë nga tetë anëtarë, jeton në Tiranë prej pesë vjetësh. Ato erdhën nga fshatrat e thella të Matit për një jetë më të mirë, po shumë shpejt ranë pre e skamjes dhe luftës për mbijetesë që të ofron metropoli shqiptar.
Burimi i vetëm financiar për familjen, është pensioni prej 24 mijë lekësh të vjetra i 70-vjeçares Hajrie, gjyshes së familjeve.
Të gjithë anëtarët e familjes janë të papunë: ata pavarësisht mundimeve të shumta nuk kanë mundur të gjejnë një mundësi punësimi.
Më shumë së gjithçka tjetër, për gjendjen e vështirë të kësaj familje, flasin edhe pamjet e shtëpisë në të cilën banon, ku gjithçka është një panoramë e trishtë që mund ta gjesh vetëm në poemat e Migjenit.
Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat jeton familja, ajo nuk përfiton asnjë ndihmë nga shteti apo organizatat e ndryshme humanitare që operojnë në kryeqytet.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet ekonomike, kryefamiljarin, si pasojë e kushteve të vështira, e kanë braktisur edhe gruaja me 5 fëmijët e tij.
Kjo familje jeton më shpresën se dikush do t’i ndihmojë.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com