Varfëria në Shqipëri/ Ja sa paguhen 25% e të punësuarve (Shifrat)

Varfëria në Shqipëri/ Ja sa paguhen 25% e të punësuarve (Shifrat)

Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurimeve shoqërore gjatë vitit të kaluar deklaruan paga 24 mijë lekë në muaj sipas të dhënave të INSTSAT referuar listëpagesave në tatime. Në raport me fundit e vitit 2017 numri i atyre që sigurohen me pagë minimale ka rënë me 3 për qind. Rënia sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet te këtë ardhur si pasojë e daljes nga skema e rreth 23.6 mijë të vetëpunësuarve të cilët siguroheshin me paga minimale.

Kategoria e dytë më e madhe që paguajnë sigurimeve janë punonjësit me pagë 60 -95 mijë lekë në muaj. Kjo kategori punonjësish zë 17 për qind të kontribuuesve dhe kryesisht përfaqësohet nga punonjës të administratës publike dhe punonjësve të shtetit.

Numri i personave që paguajnë sigurime në këtë kategori page u rrit me 0.5 për qind në raport me vitin 2017, dhe kjo erdhi kryesisht prej rritjes së pagave në sektorin shtetëror.

Kategoria e tretë më e madhe për numrin e punonjësve me sigurime janë ta që marrin 24-30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 15.1 për qind të totali të punonjësve që paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.
Më pas për numrin e lartë të kontribuuesve vjen kategoria e pagave nga 30,001 -40,000 mijë lekë në muaj, të cilët zënë 13 për qind të totalit të kontribuuesve.

Ndërsa 4,7 për qind e kontribuuesve paguajnë sigurime shoqërore për një pagë mujore më të lartë se 120 mijë lekë.
Sipas të dhënave administrative të INSTAT në vitin 2018 numri mesatar i të punësuarve ishte mbi 1.3 milionë persona, por në të njëjtin vitin numri mesatar që paguan kontribute tek sigurimet për efekt pensioni ishte 778,111 persona.

Nga të dhënat shihet se rreth 360 mijë persona janë numëruar si të punësuar por ato nuk kanë paguar sigurime.
Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.

Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/04/2019 10:58

    Një shtet i varfër eshte i tillë për ment e kokës. Një popull qe eshte mësuar të mos paguaje taksa, nuk mund te mari asgjë mbrapa. Një shtet qe nuk mer dot taksat nuk mund ta ngrejë kokën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)