Komisioni Evropian gati për Zgjerimin e BE-së në 2030, Rama: Varhelyi s’na zhgënjen kurrë! Autobusi i BE-së po bëhet interesant edhe për ne të tjerët

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qëndrimin pozitiv të Komisionerit Varhelyit për propozimin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Evropian në 2030-tën. Rama thotë se Varlhelyi nuk e ka zhgënjyer kurrë ndërsa bën edhe krahasimin e zakonshëm me autobusin e ngadaltë të BE-së.

Për të përshkruar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, nisur edhe nga zhvillimet e fundit me rrëzimin e avionit të Prigozhin në Moskë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si autobus të ngadaltë por shumë të sigurtë. Krahasimi që në fakt nisi si një batutë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni, është përdorur edhe sot nga kryeministri Rama, por kësaj radhe për të falenderuar për mbështetjen Komisionerin për Zgjerim e Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Rama thotë se tashmë, autobusi i ngadaltë po kthehet në interesant, pasi liderët e Ballkanit Perëndimor ndonëse kanë përpara një rrugë të mundimshme, do mund të jenë pjesë e tryezave të rrumbullakëta ku bëjnë pjesë edhe vendet e tjera të unionit.

“KOMISIONIERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.

Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë - pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur.

Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”- shkruan Rama.

Ndërkohë, më herët Varhleyi ka thënë se përshëndet çdo vendim që merr Këshilli. 

"E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar #Zgjerimin.
 Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit të vitit 2030."- ka thënë Varhelyi.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel propozoi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michelit, që BE të mbajë premtimin.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kerko fonde: 31/08/2023 14:32

    Bravo Rama kerko fonde nga EU ne 2024 qe te besh Rruge , 10 mil turiste 90-95% ishin nga EU zone duhet te japin nje fond shqiperise 10-15 miliard € per te bere infrastrukturen turistike ne 2024 pasi shumica turisteve jane vet evropian, besoj Europa EU ja ka borxh shume fonde ballkanit por shqipria meriton ti marre nje ndihme per indrastrukturen e rikthimit vendit ne nje vend modern EU ‘ Bravo Rama qe ke vendosmeri dhe jua thua te verteten ne sy , kerko edhe 3-4 Porte te reja menaxhimi nga veriu ne jug eshte fat i madh ta kesh aq vije detare sa ka Shqiperia ! Besoj Europa EU duhet ti jape nje dore ekonomike per infrastrukture shqiperise me fonde nga 1 Janar 2024 duhet nje 10-15milliard € per te futur ne shina planin e nje shqiperie me infrastrukture sikurse pjesa tjeter e EU

    Përgjigju
  • destan: 31/08/2023 14:20

    Shikoni se cfar shkruan ky shpellari me emrin ARBER...Te shofte Zoti rracen o funderine...

    Përgjigju
  • klodjan: 31/08/2023 14:04

    ishalla ja dalim te futemi ne BE

    Përgjigju
  • Nertila: 31/08/2023 14:04

    Uroj te futemi sa me shpejt ne Be

    Përgjigju
  • mariglen: 31/08/2023 13:46

    Do te arrijme te hipim ne ate autobuz shume shpejte

    Përgjigju
  • andi: 31/08/2023 13:39

    e meritojme plotesisht te jemi pjese e BE

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/08/2023 13:16

    Më Edvin shkjaun shqipfolës Shqipëria në BE në vitvin 2100 , kurse në rusk është tani…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë