Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill, takim me Ramën! Nesër forum në Sofje, në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin negociatat

Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill, takim me Ramën! Nesër forum në Sofje, në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin negociatat

Oliver Varhelyi

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Zyrtari i lartë evropian Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për mediat. Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Komisioneri do të vizitojë Tiranën në vazhdën e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Ditën e nesërme udhëheqësit e BE-së, ministrat e jashtëm, figura të shquara publike dhe politikanë do të mblidhen në Sofje forumin e ‘BE takon Ballkanin’, i cili do të diskutojë hapat për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.

Takimi do të nxjerrë në pah lidhjen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si një garanci për elasticitetin ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve. Ai është organizuar nga ALDE në bashkëpunim me ELF dhe ACB. Pjesëmarrësit në aktivitet pritet të përshëndeten me mesazhe të veçanta nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola,

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Genchovska dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishyna.

Të ftuar specialë do të jenë Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

Në panelin e parë të diskutimit, ministrat e jashtëm të Turqisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës do të flasin për avantazhet e integrimit. Diskutimet e mëtejshme do të fokusohen në promovimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal në BE, bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe BE-së në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe dezinformimin gjatë luftës.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 25/04/2022 19:02

    Shyqyr,me se fundit Hajdini do te shije urofin.Si the?nuk Ka mbjelle gje se nuk Ka toke?Atehere,nuk Ka se c'è shije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë