Në Afrikën e Jugut është identifikuar një variant i ri i COVID-19 dhe autoritetet besojnë se po nxitet rritja e infeksioneve në vend, dhe si pasojë mbingarkimi i sistemin shëndetësor.
Disa vende si Britania e Madhe, në të cilën është identifikuar një variant i ri i koronavirusit afrikan kanë ndaluar fluturimet me Afrikën e Jugut.
Varianti i ri, i referuar si 501.V2, u zbulua nga një rrjet shkencëtarësh në Afrikës së Jugut të cilët kanë ndjekur gjenetikën e virusit SARS-COV-2.

Nuk ka ende një fakt shkencor për të vërtetuar që varianti i ri i COVID-19, në Afrikën e Jugut është “më i rrezikshmi”.
Ndërkohë që në Afrikën e Jugut ai po përhapet me shpejtësi, raste janë evidentuar edhe në Austri, Norvegji dhe Japoni.
Varianti i ri i raportuar nga Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe janë variante aspak të ngjashme.
Krijuesit e vaksinave përfshirë AstraZeneca, BioNTech dhe Moderna thanë këtë javë se ata presin që përmbajtjet e tyre të funksionojnë akoma kundër variantit të Mbretërisë së Bashkuar.
Britania e Madhe gjithashtu ka zbuluar dy raste me variantin e Afrikës së Jugut dhe si pasojë ka mbyllur udhëtimet me atë.
J.GJ./Shqiptarja.comKomente

