Varrezat murale,zhvendosen ushtarët 
e Zogut dhe italianëve të pasluftës

Varrezat murale,zhvendosen ushtarët <br />e Zogut dhe italianëve të pasluftës
TIRANË - Dy projekte pilot do të zbatojë bashkia e Tiranës këtë vit sa i përket varrezave murale në kryeqytet. Sipas përcaktimeve të bëra deri më tani një prej projekteve do të shtrihet në varrezat e Sharrës. Ky i fundit ka si qëllim zhvendosjen e eshtrave të italianëve të mbetur në Shqipëri pas periudhës së luftës. Kurse projekti i dytë do të shtrihet në varrezat e Tufinës për zhvendosjen e ushtarëve në kohën e Mbretit Zog.

Projektet
Bashkia e Tiranës nuk do të vazhdojë më me shpronësimin e hapësirave përreth varrezave të kryeqytetit, por këtë vit do të verë në funksion varrezat murale. Sipas një projekti pilot që do të shtrihet në të dy varrezat e kryeqytetit, fillimisht do të bëhet zhvendosja e varrezave të vjetra në mënyrë që të krijohet mundësia e lirimit të hapësirave të cilat do të përdoren për varret e reja. “Për herë të parë në 2016 ne do të fusim konceptin e varrezave murale. Si fillim do të kemi dy projekte pilote; është një projekt i italianëve të mbetur në Shqipëri nga periudha e pasluftës të cilët do të akomodohen në varreza murale pikërisht në sharrë.

Dhe një projekt tjetër, ai i ushtarëve që në kohën e Mbretit Zog, të cilët do të akomodohen në varrezat murale të Tufinës” thuhet në projektin e Bashkisë së Tiranës. Zhvendosja e eshtrave do të fillojë me varret e vjetra në mënyrë që tu tregohet qytetarëve se kjo është një praktikë që ndiqet në të gjithë botën, dhe së dyti krijon hapësira për varret e reja.

Institucionet fetare
Por nuk do të jenë vetëm varrezat murale ato që do të krijojnë hapësira për varret e reja, por edhe institucionet fetare do të kenë mundësi të ofrojnë shërbime të tilla. Në bazë të ligjit të ri të edhe kishat, xhamitë apo institucione të besimeve të tjera kanë të drejtën të ofrojnë shërbime të prehjes. Sipas ligjit të ri, këto institucione do të kenë varrezat e tyre me karakter religjioz.

Punimet
Deri më tani Bashkia e Tiranës është marrë me sistemimin e zonave midis varrezave ekzistuese. Kështu, punimet kanë përfunduar tek varrezat e Tufinës ku është bërë ndriçimi i rrugëve, shtrimi dhe sistemimi i tyre si dhe është krijuar një ambient për qëndrimin e automjeteve. E njëjta punë do të kryhet edhe tek varrezat e Sharrës dhe më pas do të fillojë zbatimi i të dy projekteve pilot për zhvendosjen e varreve të vjetra tek varrezat murale.
 
Sharrë, Projekti për varrezat murale
Fillimisht do të nisë sistemimi i rrugëve kaluese ku përfshihet shtrimi dhe ndriçimi i tyre Një tjetër ndërhyrje do të bëhet edhe në zonat e parkimit të automjeteve tek të dy varrezat, si në Sharrë ashtu edh në Tufinë

Projekti parë pilot  për varrezat murale do të nisë këtë vit me Sharrën ku do të bëhet zhvendosja e italianëve të mbetur në Shqipëri pas periudhës së luftës Projekt tjetër, ai i ushtarëve që në kohën e Mbretit Zog, të cilët do të akomodohen në varrezat murale të Tufinës. Me anë të ligjit të ri edhe institucionet fetare mund të ofrojnë shërbimet e prehjes. Pra edhe kishat edhe xhamitë mund të kenë varrezat e tyre me karakter religjioz.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator