/ATSH-AFP/ - Polonia akuzon Rusinë se po i rikthehet metodave të manipulimit të historisë si në epokën staliniste, pasi ambasadori rus deklaroi sot se Varshava ishte "bashkëfajtore" për Luftën e Dutë Botërore.
"Propozimet e paraqitura nga përfaqësuesi më i lartë i shtetit rus në Ploni vënë në dyshim të vërtetën historike dhe i rikthehen interpretimeve të ngjarjeve më mashtruese të epokës staliniste dhe komuniste", deklaroi Ministria polake e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Në një intervistë për kanalin televizv polak TVN24, ambasadori Serguei Andreev akuzoi poloninë se "bllokoi krijimin e një koalicioni kundër Gjermanisë naziste. Gjithashtu Polonia ishte bashkëfajtore e katastrofës së shtatotrit 1939".
Ambasadori e justifikoi pushtimin sovietik të 17 shtatorit 1939 me "nevojën për garantimin e sigurisë së BRSS-së".
Nga ana tjetër autoritetet polake dënuan "një mungesë të respektit kundrejt viktimave të krimeve të kryera nga NKVD-ja (policia politike sovietike) nën urdhërat e përgjegjësve më të lartë të BRSS-së, dhe i konsideruan fjalët e ambasadorit rus si të dëmshme për marrdhëniet mes dy vendeve".
/Shqiptarja.com