Varufaqis optimist për përfundimin e negociatave

 /ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, u shpreh optimist për përfundimin e negociatave mes Greqisë dhe kreditorëve duke nënvizuar se diskutimet po hyjnë në fazën e fundit në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje me BE-në dhe FMN-në.
"Ne po hyjmë në fazën e fundit të negociatave dhe shpresojmë të jenë të fundit", theksoi ai për median që e priste para shtëpisë së tij në qendër të Athinës.
Ministri duhet të jetë sot në Bruksel me kryeministrin, Aleksis Cipras, për të marrë pjesë në një takim vendimtar të ministrave të Financave të zonës euro sot në mbrëmje në Bruksel, ku do të vlerësohen propozimet e reja të paraqitura nga Athina për kreditorët. Këta të fundit i gjykojnë si një hap përpara.
Athina shpreson që Eurogrupi do të japë dritën e gjelbër për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët, gjë që do të mundësojë zhbllokimin e kredive ndërkombëtare, jetësore për Greqinë, që rrezikon një dështim me pagesat në fund të muajit qershor.
Para takimit të Eurogrupit, parashikuar në mbrëmje, Aleksis Cipras do të takohet me drejtuesit e kreditorëve të Greqisë, BE, BQE dhe FMN, Jean-Claude Juncker, Mario Draghi dhe Christine Lagarde.
Propozimet greke, bazuar kryesisht në rritjen e taksave, parashikojnë kursimin e 2,692 miliardë eurove për vitin 2015 dhe 5,207 miliardë për vitin 2016, pour 2016.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati