Report Tv ka siguruar pamjet kur 7 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar.
Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Swat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 7 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.
Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)










