Vasil Duev, një aktor bullgar
në skenën shqiptare

Vasil Duev, një aktor bullgar<br />në skenën shqiptare
Ardhja e aktorëve të huaj në skenën tonë është një vlerë e shtuar, kur këmbimet reciproke të artistëve janë ende të pakta, për t’a parë njeri-tjetrin e shkëmbyer përvojën në “magjin” e përjetshme të teatrit. Mundësia e organizimit te Festivalit Ballkanik të Teatrove Profesioniste e jep gjithmon këtë shans e kënaqësi të mjeshtërisë së pafund të aktrimit, sikundër u rrëfye pak muaj më pare në “Teatër Park Kame” në afërsi të Tiranës.

Edhe kur spektaklin e”mba mbi supe” vetëm një aktor, si në rastin e aktorit bullgar Vasil Duev, performanca bëhet e plotë e frymëzuese. Spektatori, si element përbërës i shfaqjes skenike, e përjeton po njëlloj atë cka krijohet e transmetohet, kur interpretuesi  është me të vërtetë aktor i formuar denjësisht.

Nga ana tjetër, të përcjellësh mesazhe të rëndësishme për më se një orë, i vetëm në skenë, përpara një arkivoli, kur gjëndja shpirtërore është e tendosur maksimalisht, emocionet dhjetëfishohen.

Ca më tepër akoma, kur duhet të interpretosh një autor si Charles Bukovski, i cili paraqet një të vdekur brënda arkivolit dhe një të gjallë-të vdekur, sikundër është i biri, që ka ardhur t’i lërë atij “lamtumirën  e fundit!” E Pikërisht këtu shpaloset “plani i dytë” i personazhit, si një rrëfim herë dramatik e herë satirik, për vetë jetën e tyre të mëparshme, kur mardhëniet at e bir kanë qenë të acaruara e asnjëhereë të sinqerta.

Vasil Duev është një aktor i brezit të ri të artistëve bullgar, që e ka filluar mirë karrieren e tij artistike, si pasionant “i marrosur”, me një fizik e plastikë të shkëlqyer, që bëhet në skenë i papërmbajtur.

Ka mbaruar Akademinë NATFA për aktrim e regji teatër-film, po repertori i tij nisë e zgjerohet menjëherë nga një veprimtari artistike e ethëshme, me 13 interpretime skenike dhe 2 në ekranin e filmit, me 6 realizime në teatër si regjisor dhe me një krijimtari origjinale dramaturgjike. Kushdo mund ta ketë zili këte hov te gjallërisë së një artisti të përkushtuar, përherë aktiv e në ngjitje në jetën e artit. Ka një impuls të jashzakonshëm ky krijues i paqetë, kërkues e me një diapazon të gjërë artistik.

aktori bullgar
Vasil Duev

Përvec Bukovskit, ai ka sjellur në skenën bullgare edhe Bulgakovin, Murlin Murlon, Irmena Çiçikovën e Nikolla Stoyanovin. Ai është edhe një nga interpretuesit më të mirë te poetes ruse Ahmetova në skenën bullgare. Në inskenimin e amerikanit Bukovski (një përshtatje e një novele të tij prej regjisores maqedonase Ana Bateva), ai është protogonisti, “djali plangprishës” që kthehet ti bëj nderimet e fundit një babai që nuk i meriton aspak këto nderime për në “jetën e përtejme”! Një aktor i zellshëm pra, që  e kërkon dhe e gjen vet repertorin e tij, Dhe pastaj do të jenë regjisorët që do ta kërkojnë atë me ngulm, Sepse ai asnjëherë nuk e “lë në baltë” as veten e as regjisorin.

    Ende pa nisur shfaqja ne shohim në skenë vetëm një arkivol të zi, të thjeshtë e pa ornamente, Dhe pas një heshtje të përzishme një njeri që vjen me nxitim nga larg, me një valixhe në dorë dhe që ikën e vjen  përsëri pranë këtij arkivoli, ku prehet ati i vdekur. Jemi përpara një funerali dhe Henry Cinasky, duhet të bëjë aty nderimet e duhura e të lexoj një homazh që e nxjerrë nga valixhja e tij, pa aritur që ta lexoj askurrë. Ai është ende i acaruar me atin, tashmë të vdekur e thotë  para arkivolit se “nuk e meriton këtë  lloj respekti!”. E pastaj do të nisë të rrëfej një histori të dhimbëshme që kur ishte i vogël dhe i ati e torturonte pambarimisht, duke e rrahur  shpesh edhe me kamzhik. Përjetimi i tmerit të së kaluarës bëhet nga aktori me një ton sarkastik.

Dhe ai do të kujtojë se si kur grindej dikur me fëmijët e tjerë, i ati e fuste në banjo, e xhvishte lakuriq dhe pastaj e rrihte me rripin e pantallonave te tij! Po edhe kur do të ritej më pas e sapo kishte filluar të ndjente çështë dashuria e do të sillte në shtëpi të dashurën e tij, i ati kurdiste lojra të ndyra me vajzen, e prekte , aq sa i biri qe i detyruar të mastruboj. Atij do ti kujtohej tani, jo pa neveri edhe tradhëtia që babai i bënte së ëmës e që nuk i kishte shpëtuar syrit te tij.

Pikërisht një retrospektivë e tillë shpaloset në vetëdijen e tij para arkivolit të zi që e bën atë të xhindoset e ti shkel me këmbë me neveri letrat që do ti lexonte në atë funeral, ky “ndëshkim” i pasvdekjes së atit nga i biri, kthehet këtu nga aktori Duev në një humor të zi dhe spektatori do të provoj një ndijesi te hidhur.
     Kësi lloj subjektesh di ti shpalos vetëm një Bukovski, në tonalitetin bardh e zi, ku zhbirimi arrin deri në skutat  më të thella e më të ndyra të subkoshiencës së njeriut, e ato megjithatë janë e shfaqen në gjallje e në vdekje, si një realitet i ashpër e pervers, Po këtë di ta interpretoj edhe një aktor bullgar si Vasili Duev, që duket në skenë si njeriu më i pafytyrë, cinik e hakmarrës i paepur.

Duket sikur ai kërkon të gjejë tani vetveten e paster, Mirëpo tashmë endërat e tij i ka djegur pikërisht ky njeri që është i vdekur tashmë e që për fatin e keq është i ati! Sarkazma është ekstreme e përmban dozat e një tragji-komedie. Jeta ndikon tani ca rregulla të tmerrshme që gjithsesi nuk e permirësojne gjëndjen dhe personalitetin e tij te nëpërkëmbur prej kohësh. Gjithsesi mesazhi, se duhesh të ndjekësh endërrat e tua, të mos përfshihesh në vorbullen e jetës e të sistemit ku gjëndesh, por të jesh vetvetja, qartësohet kur shfaqja mbaron e perdja mbyllet.

   Qëndrimi ideo-emocional i aktorit është në ashpërsin që përmban cinizmi i tij i hershëm, një urrejtje ekstreme, kategorike që e tërbon pambarimisht. Ai leviz ngado parreshtur, hypën e zbret nga lartesitë e një varreze, hedhë në erë fletët e fjalimit te funeralit , të cilat sikur shtohen kur hidhen përpjetë e i merr era. Nuk ka asnjë fije humanizmi gjithsesi , kur je para një te vdekuri e kur ky i vdekur ështe i yti!

Dhe kjo është e vetmja vrejtje që mund ti bëhet ketij aktori, Ka vetëm një çast të tillë reflektimi, një detaj skenik,  kur Henry i aktorit Duev e vë një dorë mbi arkivolin e atit, që “prehet” tashmë përjetësisht, po përgjithësisht është i rrëmbyer e kategorik në qëndrimin e vet. Po, mase kështu e do dhe e thotë Bukovski e po njëlloji e shpreh edhe Duevi! Gjithëcka është hedhur në “tryezë” në shfaqjen bullgare:”TË GJITHË MBI TAVOLINË”, që gjithsejcili të gjykojë si të dojë vet….

Vasil Duev
Vasil Duev

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre