Tole: Unitet në diversitet, përvoja që vjen nga kori muzikor polifonik mijëravjeçar

Tole: Unitet në diversitet, përvoja që vjen nga kori muzikor polifonik mijëravjeçar

Në foto nënkryetar i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole

Kori polifonik si një masë njerëzish që marrin pjesë në artin e shfaqjes, para se të jetë thjesht formacion muzikor është një pasqyrim i organizimit shoqëror të jetës njerëzore dhe i larmisë së të menduarit në të. Zërat e përveçëm të  polifonisë sonë: « Marrësi »-zëri i parë, « Kthyesi »-zëri i dytë dhe "Hedhësi" -zëri i tretë si unitet në diversitet,  qëndrojnë dhe mbivendosen mbi një shtrat pranimi të shumicës, që është isoja anonime popullore si sinonim i të përsosurës.

Kësisoj, për t’i bërë gjërat të ndodhin në natyrshmërinë e tyre kudo: në familje, shoqëri, qeverisje, politikë, biznes etj, kjo traditë na sjell në vëmendje se është shumë e rëndësishme të konsiderohet dhe aplikohet kjo formulë unikale e respektit dhe pranimit të rolit të njeri-tjetrit në diversitet, sepse:

-nuk mund të ketë «këndim»  pa zë të I-rë-i cili e nis procesin;

-pa zë të II-të-i cili në një lloj kuptimi i bën oponencën atij;

-pa alternativen e zërit të III-të;

-dhe sigurisht pa një qëndrim konfirmues ose jo, të masës së korit të isos-popullit, për atë ç’ka ndodh.

Në këtë model demokratik të sjelljes, askush nuk duhet të pretendojë hierarki të njërit funksion ndaj tjetrit, ose të synojë një realitet tjetër pa unitetin e te gjithë faktorëve.

Mbi të gjitha, gjithsecili nga rolet duhet të bëjë që ky proces thjesht të ndodhë, që të jemi bashkë e që sigurisht edhe "kënga" të këndohet!

Ishte Johan Sebastian Bahu ai që e pa polifoninë si unitet të kundërtash, kur në fakt polifonia e përsosur duket se është më afër konceptit të unitetit të të ndryshmëve, jo detyrimisht të kundërt, siç konstatohet tek polifonia me iso e shqiptarëve.

Së fundi, kjo traditë është tre dimensionale. Ajo ka fuqi të të çojë prapa në kohë; të të sjellë në të tashmen dhe të bën të imagjinosh të ardhmen. Ajo ka fuqinë që tek edhe vajtimi të ndezë dritën e gëzuar të jetës.

Kjo është eksperienca që vjen nga kori mijëravjeçar polifonik, në të cilin, përpara se të këndojnë a vallëzojnë, njerëzit kanë zgjidhur paqësisht unitetin në diversitet!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët