Vasili: Bashkimi i votave me
PS-në është thjesht parimo

Vasili: Bashkimi i votave me <br />PS-në është thjesht parimo
TIRANE - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka theksuar ditën e sotme se LSI nuk ka bashkuar dhe ndarë votat me askënd për ngritjen e ZAZ-ve dhe ngritjen komisionit hetimor, por ka mbajtur një pozicion parimor. Në një konferencë për shtyp Vasili shprehu angazhimin se LSI në asnjë rast nuk do luajë rolin e bllokuesit dhe do të votojë çdo nismë ligjore për më shumë transparencë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjitha rastet, qoftë në lidhje me ngritjen e ZAZ-ve apo qoftë në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, as nuk ka bashkuar dhe as nuk ka ndarë votat me askënd. Ne kemi mbajtur pozicionin tonë parimor për të dyja çështjet. Në të parin kemi pasur pozicionin se shtimi i ZAZ-ve do të ndihmonte për një administrim më të shpejtë dhe më efektiv të zgjedhjeve duke evituar mbingarkesat dhe vonesat në nxjerrjen e rezultateve. Në të dytin kemi votuar në emër të transparencës,pra një transparence që eviton e eliminon çdo lloj dyshimi, rezerve apo pakënaqësie të thellë e cila do të shënjonte negativisht zgjedhjet e ardhshme. Në të dyja rastet qëndrimi i LSI-së është qëndrim nën dritën e një identiteti politik të forte”, deklaroi Vasili.

Vasili i ka bërë apel partive politike në vend që të zhbllokojnë situatën në KQZ, pasi zgjedhjet e vitit 2013 janë pranë dhe nuk ka kohë për të humbur.

"Jemi këtu për të përcjellë një shqetësim, i cili po bëhet evident ditë pas dite, lidhur me bllokimet dhe obstruksionizmin reciprok që po ndodh në mënyrë të veçantë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë të dukshme një nga elementet kyç të administrimit të zgjedhjeve siç është ai i ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor, është bllokuar më së fundi dje duke e shndërruar këtë diskutim thjesht dhe vetëm në një debat politik shterpë. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje argumentet kryesorë dhe ku administrimi i shpejtë dhe efektiv i zgjedhjeve në njërën anë dhe nxjerrja e rezultatit të tyre me cilësinë e duhur dhe në kohën më të shpejtë të mundshme nga ana tjetër janë pikërisht prerogativat të cilat duhet të ndërtojnë pikërisht arsyetimin dhe veprimin përkatës politik” tha Vasili.

Më tej Vasili shprehu bindjen se kjo situatë duhet të zhbllokohet sa më shpejt pasi duhet të trajnohet sa më shpejt stafi i organizimit të zgjedhjeve.

“Kjo situatë absolutisht duhet të zhbllokohet në mënyrën më të shpejtë të mundshme sepse koha në dispozicion është mjaft e pakët dhe eksperienca e mjaft zgjedhjeve të mëparshme ka treguar se marrja e vendimeve me shumë kohë vonesë ka influencuar drejtpërdrejtë në cilësinë e zgjedhjeve të realizuara sepse koha e mundësuar për të trajnuar të gjithë ata administratorë të procesit zgjedhor ka qenë e pakët, e pamjaftueshme ose në momente të caktuara aq inekzistente saqë edhe trajnimi i tyre është kthyer në një trajnim fiktiv. Ndaj të gjitha këto ngjarje të cilat kanë rrjedhur në zgjedhje të njëpasnjëshme dhe që kanë qenë në tërësinë e tyre mjaft negative nuk duhet në asnjë mënyrë të përsëriten. Situata që po përvijohet me këtë bllokim reciprok të njëpasnjëshëm ditë pas ditë por e rendon këtë situatë në mënyrë të pajustifikueshme, u shpreh Vasili.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot