“Jete te gjate Robert Ndrenikes ne kete 76-vjetor. I madh dhe i kristalte arti i tij si ujrat e Jonit. I larte humanizmi i tij si Mjergulloshi mbi Vuno”, shkruan Vasili.
(Urimi i Petrit Vasilit)
Nga ana tjetër, edhe zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, i ka përcjellë urimet e tij aktorit, teksa shpërndan në ‘Facebook’ një foto me të. Luan Rama i uron jetë të gjatë dhe gëzime e mirësi pafund ‘Artistit të Popullit’, teksa shton se me artin dhe dashurin e tij iu ka falur njerëzve një referencë krenarie.
“Një urim zemre për “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika në ditën e lindjes: Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe gëzime e mirësi pafund për ju i dashur Berti, që me artin e dashurinë që na ke falur, na ke dhënë një referencë krenarie!”, thekson Rama.
d.c./shqiptarja.com












