Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, kritikoi prokurorët për nxjerrjen e sekretit hetimor të dosjeve të rëndësishme kriminale.
 
Vasili tha se në momentin kur dosja bëhet "pronë" e publikut e vërteta deformohet dhe nuk bind askënd në gjykatë duke bërë që të akuzuarit t'i shpëtojnë dënimit.
 
"Me rëndësi mbetet ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti hetimor s'mund të jetë pronë e publikut dhe as një kuriozi tjetër që mund ta përdorë atë për të gjithë qëllimet. Është kyçi i suksesit pasi kudo ku ky sekret hetimor cenohet cilësia e hetimit bie shumë.

Dhe kur elementët e hetimit bëhen pronë e publikut, ato i largohen shumë të vërtetës, të deformohet e devijohet vërteta në proces dhe pastaj të kemi një dosje hetimore e cila në gjykatë pastaj nuk bind askënd. Dhe kjo bën që ata të cilët do të donim t'i shikonim të dënuar, t'i shpëtojnë dënimit
", u shpreh Vasili. 

Deklarata e Vasilit u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ky i fundit akuzoi policinë se përjashton prokurorët gjatë asgjësimit të lëndëve narkotike të sekuestruara. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com