Vasili: Ku e gjeti Rama materialin e prokurorisë? Më 26 protestë ndaj kryeministrit trafikant

Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, mbajti një konferencë për shtyp sot, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po kryen hetime edhe pse nuk i takon një gjë e tillë, duke iu referuar një materiali audio që PD pretendon se i përket një bisede ndërmjet vëllait të Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, dhe një trafikanti.

Vasili tha se prokuroria duhet ta marrë në pyetje si dëshmitar Ramën, që ka deklaruar se ka kontaktuar një kompani për këtë material dhe ka marrë përgjigjen se ai nuk është një material autentik.

Vasili i ftoi më 26 maj në protestë qytetarët, për të shprehur indinjimin për pandëshkueshmërinë e kryeministrit dhe radhiti një sër shkeljesh ligjore që sipas tij ka bërë Rama.

 

Jemi në këtë komunikim së bashku për të ngritur disa çështje shumë të mëdha të cilat shqetësojnë gjithë opinionin publik dhe që i bëjnë gjithë shqiptarët të ndihen të tradhtuar. Pasi kryeministri i Shqipërisë i cili ka ulëritur e bërtitur për të ashtuquajturën drejtësi të re, drejtësi të reformuar dhe për reformën në drejtësi kishte në mend dhe zbatoi vetëm stabilizimin e një reforme në drejtësi, të errët e cila i shërben vetëm atij, e cila mbron vetëm atë, e cila është krejtësisht kundër dhe armike e betuar e qytetarit të zakonshëm. Kryeministri i Shqipërisë para pak ditësh në grupin e tij parlamentar deklaroi, lidhur me audio përgjimin i cili është përcjellë nga gjithë opinionin publik.

Kryeministri tha - unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare, për ekspertizën e këtij inçizimi. Unë tha kryeministri kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore dhe mua tha, ajo përgjigje më mjafton, për tu thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik.

Këto tha kryeministri i vendit përpara gjithë shqiptarëve, në mbledhjen e grupit të tij parlamentar. Ka disa pyetje të mëdha të cilat nuk janë pyetjet tona por janë pyetjet që i gjithë opinioni publik dhe çdo shqiptar i thjeshtë normal i bën. Pyetja e parë, kush ia dha audio përgjimin origjinal kryeministrit të Shqipërisë pasi këtë audio përgjimi origjinal e disponon vetëm Prokuroria e Shqipërisë.

Në rast se ky e ka atë audio përgjim origjinal, në këtë çështje është implikuar në mënyrën më të rrezikshme, më të dënueshme dhe vetëshkatërruese, prokuroria.   Së dyti me çfarë tagri e kërkoi kryeministri i Shqipërisë që të bënte një verifikim të tillë. Privatisht apo shtetërisht.

Pse kryeministri i Shqipërisë, lind pyetja, mashtroi për një çështje, ku hetimi kishte filluar? Pasi që ai nuk ishte bërë hetim dhe nuk ishte marrë përgjigje kjo është fare e qartë. Këtë e kupton çdo shqiptar. Meqënëse ky kryeministër bëri verifikim, lind një tjetër pyetje e madhe. Kush e pagoi verifikimin e Armos, me çfarë fondesh. Me fondet personale të xhepit të kryeministrit apo fondet shtetërore? Përse kryeministri bën hetime, bën dhe manipulime paralele se ky është në mashtrim paralel i mirëfilltë. Kur ekzekutivi nuk ka të drejtë të bëjë hetime, pasi këto hetime, drejtësia e re e ashtuquajtur e tillë, e reformuar, e pastër, e kthjellët e ka vetëm ajo të drejtë ta bëjë. Nuk heton ekzekutivi, nuk heton kryeministri, nuk e kanë bërë as në shtetet e diktaturës, të paktën për sy e faqe. Meqënëse botërisht kryeministri tha se e kishte videon, kishte analizuar dhe kishte marrë gjithashtu edhe përgjigjet autentike për autenticitetin e videos, pse nuk e thërret prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, këtë kryeministër i cili paska gjithë këto informacione, të bollshme, të detajuara për çështjen?   Prokuroria e cila nuk lëviz gishtin dhe i ka krijuar këtë komoditet kryeministrit, pasoja rëndon gjithmonë e më shumë në pozitën e saj dhe po zhbën totalisht paanshmërinë e saj dhe integritetin e organit të akuzës.

Po sot, drejtësia e re dhe prokuroria e re, më e keqe se prokuroria e vjetër, në qytetin e Beratit në gjyqin e zhvilluar ku LSI padit prokurorinë e përgjithshme për mbylljen e çështjes ku kryeministri i bëri thirrje në 25 qershor policisë që të flakte uniformat dhe të bënte vota, me kokën ulur e mbylli përsëri çështjen, dha një vendim negativ duke krijuar absolutisht statusin e njeriu të pandëshkueshëm në shtetin shqiptar. Tashmë është e qartë që ky kryeministër nuk mund të administrojë më kurrë zgjedhje në Shqipëri, por drejtësia përfundimisht e vdekur i krijoi në rastin e parë mbylljen e çështjes sepse ky kishte kërkuar falje në Facebook. Të gjithë qytetarët, ju që bëni gabime, bëni faje, mund të kërkoni falje në Facebook, në Tëitter, mund të çoni një mesazh në ëhatsapp dhe të gjitha këto mjaftojnë për çdo lloj faji që keni bërë. Pasi faji penal i kryeministrit u fal me një falje në Facebook. Por sot duhet të kishim hapjen e hetimit për kryeministrin i cili ka bërë hetime të paligjshme paralele. Me fonde të paqena. Me audio përgjime që nuk ekzistojnë dhe ka manipuluar botërisht opinionin publik. Ende nuk kemi hapjen e hetimit por nuk kemi as thirrjen e tij në cilësinë e dëshmitarit. Pra përfundimisht, përballë shqiptarëve kemi dy drejtësi, një drejtësi e cila mbron kryeministrin dhe ministrat e tij pa asnjë hezitim, në mënyrë të hekurt e bën këtë gjë.

Dhe qytetari i cili kalon semaforin e kuq i nënshtrohet arrestit me burg. Një qytetar i cili riparon murin e shtëpisë, i vihen prangat dhe shkon në burg. Ka njerëz të tjerë, kanë marrë dhe të sëmurë me dializë dhe për një mur i kanë çuar në rajonin e policisë. Kurse këtyre manipulatorëve u është krijuar një mbrojtje e hekurt, pra kjo është drejtësia e re, mbrojtje e hekurt për Edi Ramën dhe qeverinë përpara çdo lloj faji penal. Ndaj në dt. 26 Maj në orën 11, qytetarët do dalin përpara çdo gjëje tjetër për të vendosur me manifestimin e tyre që të jenë të barabartë. As më shumë dhe as më pak po kërkojnë minimumin nuk duhet të ishte kërkuar, duhet të kishim kërkesa të tjera por në rradhë të parë të jenë të barabartë. Përballë kanë një kryeministër njësh me trafikantët dhe krimin e organizuar, i mbështetur nga prokuroria kamikaze dhe përballë qytetarë të cilët mund të arrestohen në çdo orë të ditës, mund tu vihen prangat në çdo orët të ditës dhe janë krejtësisht të pambrojtur.

Shqiptarët duan vetëm një drejtësi, drejtësi ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Nuk duan një drejtësi e cila korrupsionit të tmerrshëm që shikohet nga këtu e deri në Amerikë, përfshirjes me krimin që shikohet nga këtu e në Amerikë, mbylljes së çështjeve të mëdha penale dhe aferave të cilat janë aty në sytë tuaj, i dëgjoni me veshët tuaj që janë që këtu e në Amerikë, tu jepet fund dhe drejtësia më në fund të veprojë. Kjo drejtësi e ka vdekur legjitimitetin e saj dhe qytetarët do të jenë pikërisht në atë ditë për të vënë në vend një reformë në drejtësi e cila lindi për fat të keq e vdekur dhe shkaktari kryesor i vdekjes së kësaj reforme, është një dhe një i vetëm, kryeministri i vendit. Fajtor, manipulator dhe mashtrues publik i deklaruar. Prokuroria e përgjithshme ka shanset e saj minimale dhe të fundit për të riintegruar diçka nga ky imazh i rrënuar dhe nga profili prej kamikazi që ka marrë, për të vënë atë që duhet përpara drejtësisë, kryeministrin në rradhë të parë. Pasi fajet e tij, për fat të keq të tij, po për fat të mirë të hapjes së syve të opinionit publik janë të gjitha në sytë e të gjithëve dhe përpara të gjithëve.

Fjala e mbajtur nga Petrit Vasili

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 22/05/2018 13:06

    Po boll o Vasil truthare,ju te LSI-se jeni me keq se banda e PD-se,jeni hajdute te tmerrshem,te papare,me Moniken sharlatane nje bandite e nivel ordinere do shikoni si do perfundoni,jeni te neveritshem.

    Përgjigju
  • ceni: 21/05/2018 18:43

    Qepe Hajdut me Çizme I LSIsé. Do bésh edhi ti Fundérriné moral ?! Je njé HAJDUT i NDYRÉ ! Intrigant , mashtrues, génjeshtar , dhe KRYE HAJDUT i LSIsé ! LSI éshté Parti GRABITQARÉSH dhe HAJDUTÉSH té Pisté , qé e mbéshtesin 200 PETRITA HAJDUTÉ qè duan té PLAÇKISIN SHQIPTARÉT !

    Përgjigju
  • Petrit HAJDUT VASILI: 21/05/2018 18:21

    PETRIT VASILI Shtrigu Plak i LSIsë HAJDUTÈRISÉ ! Po Béj Njé Dité Pushim O LLapaQén PLAK ! O HAJDUT TELENDAR qè Merove Dynjanè Duke KaKaRisur si 'Gjeli né Pleh'! O HAJDUT qé NUK le GJÉ pa VJEDHUR dhe GRABITUR né SPITALE , kur ishe MINISTÉR SHÉNDETÉSIE !! Je béré si 'PAPAGALL' O PLAK i RRJEDHUR SHURRAQ!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 21/05/2018 17:00

    Ja dhe Vasiliqia bufi i pulave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja