TIRANË- Kryetari i gupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vlerësuar sot masat e marra nga qeveria shqiptare për mbështetjen e bujqësisë në vendin tonë.
Vasili, tha sot nga selia e Kuvendit se, gjithçka është e lidhur me mirëqënien e mijëra familjeve, që funksionojnë në fermat e shpërndara anembanë vendit.
Vasili tha gjithashtu se, ndër masat e marra, ku një ndër to në mënyrë të drejtpëdrejtë është barazimi i TVSH-së së produketeve bujqësore, me një ulje të ngarkesës fiskale gati 14%, do të thotë që u krijon kushte të barabarta fermërevë tanë dhe stimulon në këtë mënyrë një eksport të shtuar të produkteve shqiptare.
Njëkohësisht, vijoi Vasili, duhet ta pranojmë që qeverisja e marrë në vitin 2013 u shoqërua me një situatë shumë delikate në sektorin e blegtorisë, ku për shkak të elementëve të konkurencës, problemeve që kishin të bënin me rajonin, problemeve jo me administrimin e duhur nga ana e drejtuesve të atëhershëm të bujqësisë shqiptare, bëri që rënia e produkteve blegtorale të ishte e dukshme dhe të ndikonte në rënien e prodhimin bujqësor në vitin 2014.
Ndaj, theksoi ai, heqja e barrierave fiskale, ulja e kostos së imputeve dhe mekaninës si dhe krijimi i kushteve të tjera për mekaninë, do të thotë që i jepet një përgjigje e fortë ndryshime në këtë sektor.
Ndryshim i ri i rëndësishëm,  theksoi Vasili, është rivitalizimi i flotës së peshkimit me subvencionimin prej 72 lekësh të karburanteve. /ATSh/