Ai tha: "Bashkëpunimi në qeverisje është një element i natyrshëm", - tha ai. - "Sasia, raportet, numrat është një problem që në këtë moment nuk ka ndonjë rëndësi, sepse rëndësi ka çështja e programit, ndërtimi i një programi solid dhe të realizueshëm. Ky është momenti i ngjizjes së programeve elektorale tonat dhe ky është më i rëndësishmi."
Pyetjes nëse kanë dështuar në qeverisjen me PD-në, Vasili iu përgjigj: “Nuk kemi dështuar në asgjë dhe kemi frenuar veprime ekstreme. Kemi imponuar dialog politik dhe ulje në tavolinë.
Falenderimin personal të Edi Ramës në festën e krijimit dhe fitores së PS-së, drejtuar Ilir Metës, Vasili e konsideroi mëse normal, pasi “në këtë aksion politik, PS e bëri shumë mirë punën e saj, kurse LSI-ja e bëri shkëlqyeshëm.”
Përsa i përket çertifikimit të zgjedhjeve, Vasili tha se "do të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi nuk bëhet fjalë për rikthim të komisionerëve të LSI-së në KQZ, pasi Kuvendi e çoi situatën në një pikë kritike. KQZ-ja duhet riformartuar,”- theksoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)