Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur për një puç të dështuar ndja qytetarëve në protestën e opozitës të enjten para Parlamentit. I referohet informacioneve sipas tij manipuluese se do të kishte dhunë, dhe reagimit të policisë së shtetit që rrethoi me tela me gjemba Parlamentin dhe godinën e kryesisë së Kuvendit. I kërkoi institucioneve përkatëse, të nisin hetim për personat që sipas Vasilit janë bërë pjesë e këtij puçi antikushtetues. Tha se me qëllim u ndërprenë valët nga kompanitë celulare në perimetrin e mbajtjes së protestës.

Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushteues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin kate të turpshëm ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. Puç i dështuar. Kërkojmë që ato pak institucione që kanë mbetur që lidhen me sigurinë kombëtare, nga presidenti, prokuroria, shërbimet partnere, të hetojnë se cilat ishin informacionet manipuluese që u shpërndanë nëpër kancelaritë ndërkombëtarë, që rrethuan me gjemba kuvendin dhe bllokuan valët celulare. Por nuk e penguan mbarëvajtjen e protestës.Vënia e përgjegjësisë ligjore nga i pari tek i fundit tek ata që u bënë pjesë e këtij puçi., Jeni në vëzhgimin shumë të rreptë të oozitës, faji është i rëndë dhe po kaq i rëndë do jetë ndëshkimi që do merrni nesër", tha Vasili në një konferencë për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në kohën kur mbahej protesta e opozitës, AKEP njoftoi ndërprerjen e sinjalit e telefonisë celulare në perimetrin pranë tubimit, pas një kërkese nga Policia e Shtetit.

Më herët, edhe Partia Demokratike, reagoi duke thënë se "AKEP urdhëroi nderprerjen e paligjshme te sinjalit të gjithë operatoreve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike".

Ndërkohë në deklaratën e saj AKEP tha se ishte kërkesë nga Policia e Shtetit si pjesë e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës gjatë ditës së enjte.

Shkresa e AKEP per nderprerjen e sinjalit diten e protestes