Vasili: Organizuam mitingun më të madh në Ballkan, policia si 'grup gangsterësh'

Vasili: Organizuam mitingun më të madh në Ballkan, policia si 'grup gangsterësh'

Dy ditë pas protestës së opozitës, numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar Policinë se është sjellë si një  "grup gangsterësh" ndaj protestuesve. Nga selia e kuqe, Vasili tha se më 13 prill, opozita dha provën e pjekurisë, maturisë, forcës dhe vetëpërmbajtjes. Duke cituar disa nga mediat ndërkombëtare, ai tha se protesta e dy ditëve më parë, është mitingu më i madh opozitar në të gjithë Ballkanin.

"Lidhur me të vërteta e tjera që kanë pasuar mitingun e jashtëzakonshëm për nga dimensioni dhe mesazhi i opozitës, i cili me të drejtë është quajtur nga të gjitha mediat ndërkombëtare, si mitingu më i madh opozitar në të gjithë Ballkanin, për fat të keq shteti u soll sërish si një shtet gangsterësh dhe paturpërsisht mashtroi gjerësisht opinionin publik për të vërtetat e mitingut, ku opozita dha provën e pjekurisë, maturisë, forcës dhe vetëpërmbajtjes. Nga ana tjetër pati një shtet ku histeria e mbajtjes së karriges së pushtetit të Kryeministrit, e bëri atë që të dhunojë qytetarët dhe çdo normë demokratike" , tha Vasili.

Duke u ndalur në episode të veçanta në protestë, Vasili ka ngritur disa pyetje lidhur me makinën e djegur, e ndërsa tha se Policia ka gënjyer, pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë nga uniformat blu që janë shtruar në spital të lënduar.

"Së pari, sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim, asnjë të dhënë mbi aktin terrorist dhe kriminal të djegies së automjetit të paidentifikuar mu në mes të demonstruesve, i cili mund të rrezikonte jetën e qindra demonstruesve. Kush ishte pronari i automjetit? Kush ishin autorët? Kush ishin ata që tentuan të digjnin dhe kioskën afër automjetit? Përse nuk ka hetim? Përse nuk ka të dyshuar? Përse nuk ka të ndaluar? Pyetje të mëdha, të cilave asnjërave nuk u përgjigjen, përveçse mashtrimeve pa fund të Ministrisë së Brendshme. Së dyti është pretenduar gjerazi nga policia për gjoja dëmtime të forcave të rendit nga demonstruesit. Jo opozita, Avokati i Popullit ka bërë verifikimet në spitalet e vendit dhe këta policë të dëmtuar rëndë, nuk ekzistojnë, nuk gjendeshin në asnjë spital. Si politikan, si përfaqësues i LSI-së dhe si mjek u shpjegoj qytetarëve, nuk ka një i dëmtuar rëndë i cili gjendet në spitalet e vendi. Vetëm një kriminel në rast së është dëmtuar rëndë u shkëputet apo u shmanget spitaleve, një anëtar i forcave të sigurisë një polic, sigurisht do të jetë atje deri në marrjen e trajtimit të plotë mjekësor, sigurinë e tij në 24 orë ndjekje dhe pastaj do të dali nga spitali. Asnjë i vetëm nuk është gjetur nga një institucion publik i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, që është Avokati i Popullit. Përkundrazi çfarë është gjetur, dhe do ti lutesha kamerave të regjistrojë, ta fokusojnë, është gjetur protestues me pranga të lidhur tek krevati, një foto e turpit e pashlyeshme në memorien e shqiptarëve do të mbetet gjatë", tha Vasili.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cufi: 15/04/2019 15:50

    Hahaha,valute fare Cilja.Me i madhi ne bote o Cile,jo ne Ballkan

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/04/2019 15:49

    O Buf Pulash me cfar e pe qe ishte me e madhe mos e pe ket temin?

    Përgjigju
    • Sinqeritet: 18/04/2019 02:40

      Popull shqiptar dhe ju votues te ciles: Me budallenj te ketille ,dote humbim kohen ? Kjo eshte Demokracia ?"the black vasil" is for : AZIL

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë