TIRANE- LSI kërkon lehtësira të doganore për biznesin fason. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkoi që për mallrat që janë me origjinë shqiptare të krijohen lehtësira në procedurat doganore. Konkretisht në nenet 60 dhe 61 të Kodit të Ri Doganor i cili po shqyrtohet në Kuvend, Vasili theksoi se mallrat që janë nën regjimin e përpunimit aktiv, tri krijohen lehtësira procedurale si edhe të pajisen me certifikatën EURO-1.
“Organet doganore krijojnë lehtësi procedurale për t’i dhënë origjinë shqiptare mallrave që janë nën regjimin e përpunimit aktiv. Organet doganore, detyrohen të pajisin me certifikatë EURO-1, si certifikatë e origjinës se prodhimit shqiptar, të gjithë mallrat e gatshme që eksportohen nga subjektet e regjimit të përpunimit aktiv të cilët operojnë në Shqipëri”, ishin dy amendamentet e Vasilit. Krahas kësaj, LSI kërkoi që makineritë që shpërbejnë për prodhimin aktiv apo pjesët e funksionit të tyre, taksa doganore të jetë zero.
Konkretisht deputetja e LSI-së Silva Caka theksoi se: “Materialet e importuara nën regjimin e përpunimit aktiv, pavarësisht origjinës se tyre, përjashtohen nga detyrimet financiare dhe doganore, sikurse gjithë pjesa tjetër e materialeve të përpunimit aktiv. Makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit të importuara që janë drejtpërdrejtë të lidhura me procesin e prodhimit nën regjimin e përpunimit aktiv, pavarësisht origjinës së tyre, përjashtohen nga detyrimet financiare e doganore, sikurse gjithë pjesa tjetër e materialeve të përpunimit aktiv”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com