Vasili: Rama ka në dorë i vetëm arin e Shqipërisë, kam 7 pyetje për Kryeministrin

Vasili: Rama ka në dorë i vetëm arin e Shqipërisë, kam 7 pyetje për Kryeministrin

TIRANE-Petrit Vasili vijoi sërish sot akuzat kundër kryeministrit Edi Rama se me ndryshimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit, po i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit duke ia kaluar këtë të drejtë vetes. Ai tha se kryeministri i ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, për mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre, duke ia kaluar këtë të drejtë vetes së vet.

Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi së bashku për të ndarë skandalin më të fundit të Kryeministrit Edi Rama. Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete, për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për rrëmbimin e të drejtës së shitjes dhe blerjes së arit, argjendit, platinit, mineraleve të rralla të Republikës së Shqipërisë, të cilat bëjnë pjesë në grupin e mallrave strategjike të rezervës së shtetit dhe të cilat janë trajtuar me vendim të përbashkët të Këshillit të Ministrave. Në mënyrë konkrete, ka pasur një ligj të vitit 2008 I cili përcaktonte se lëvrimi dhe shitja e mallrave të grupit A bëhet me VKM.

Pra, meqë bëhej fjalë me materiale me vlerë të jashtëzakonshme dhe me rëndësi shumë të veçantë për rezervën e shtetit por edhe për shtetin Shqiptar, siç është ari, argjendi, platini e të tjerë, kërkohej një vendimmarrje kolegjiale e Këshillit të Ministrave, një vendimmarrje e përgjegjshme e cila evitonte çdo lloj problematike të të gjitha llojeve të formave. Edi Rama nuk duron dot, e do edhe këtë në duart e tij. Ja ndryshimi që bën Parlamenti, që unë e kam quajtur, Parlamenti I patateve të kalbura…

Lëvrimi bëhet me urdhër të Kryeministrit. Pra vetëm Kryeministri e ka në grusht. Ky e rrëmben, ky ta ketë arin e Shqipërisë vetë, me urdhrin e tij, mos të ketë mundësi që të vendoset në mënyrë kolegjiale, të diskutohet dhe të shikohen rreziqet, të shikohen të gjithë problemet. Por çfarë shkaku ka gjetur?

Shkaku, sikurse e keni në relacionin shpjegues të Këshillit të Ministrave, relacioni është këtu dhe ju mund ta shikoni, mund ta ndiqni dhe në ekran. Në këtë relacion thuhet: “Për arsye që veprimet të mos kenë vonesa, përjashtohet qeveria dhe e merr kryeministri”.

Të nderuar qytetarë duhet ta dini që kryeministri mund ta mbledhë qeverinë sa herë të dojë, kur të dojë dhe për çfarëdo lloj rrethane, së pari. Së dyti, ju e dini se i keni parë aktet, kryeministri dhjetra herë ka ngarkuar zv.kryeministrin e tij për të mbledhë qeverinë dhe më shumë e kanë mbledhur ata sesa e ka mbledhur ky.

E treta, në rast se Këshilli i Ministrave do të marrë një vendim kolegjial, por nuk ka kohë, mund të përdorë dhe vendime qarkulluese. Pra ku të gjithë anëtarët e qeverisë, ministrat firmosin, por njihen me aktin. Këtë Edi Rama nuk e do se do ta ketë në një qark të mbyllur, në një dorë, ta ketë vetëm ai, ta di vetëm ai dhe ta trajtojë arin e Shqipërisë siç do ai e ta shpërdorojë si do ai.

Cilat janë mallrat që ka marrë në dorë? Mallrat janë pikërisht grupi A. Ja grupi A që në radhë të ka, grupe ari, argjendi, platini etj. me sasi të përcaktuara. Pra ky është në krye, ky është grupi, këtë grup ka interes kryeministri, të tjerat nuk kanë ndryshuar, kanë mbetur siç kanë qenë, këtu është i interesuar, këtu e ka merakun. Kjo ka qenë zgjidhur sigurisht me një VKM që në vitin 2018 dhe kryeministri nuk është  në gjendje të thotë asnjëherë se ku pati vonesa, çfarë gjë u pengua, për çfarë halli kaq të madh u mor ky vendim, pasi është shumë e thjeshtë, do që ta ketë në duart e tij.

Publikisht kemi disa pyetje të pakapërcyeshme për kryeministrin, të cilat kërkojnë përgjigje dhe pavarësisht se Prokuroria shqiptare nuk do tua japë këto përgjigje, ishte ajo që duhej ta bënte këtë punë, po e bëjmë ne dhe po e ndajmë bashkë me shqiptarët dhe do të jenë shqiptarët që do ta kërkojnë përgjigjen e tyre deri në fund.

 

1.            Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rrëmben në grushtin e tij?

2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet me shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, biles ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetra herë?

3. Përse gënjejnë me hirearkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?

4.Ç'qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm?

5. Interesin e kujt cënonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari e argjendi?

6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit A që i detyroi që t’i marrë kryeministri në grushtin e vet?

7. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në ligj dhe as në VKM nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?

Sigurisht përgjigjen mund ta japim shpejt sepse interes të veçantë ka ai grup ku është floriri i shqiptarëve etj.

Përfundimisht të nderuar qytetarë ju shikoni që kjo batërdi e anti-shtetit dhe rrëmbimit të çdo vlere të një qeverie në ikje nuk ndalet gjëkundi dhe Parlamenti është kthyer thjesht dhe vetëm në noterizues të hajdutërisë shtetërore, e cila nuk ka limit, e cila nuk ndalet para asgjëje dhe e vetmja pengesë, i vetmi bllok i vetmi front, i vetmi shpëtim për qytetarët është qytetarët të gjithë të bashkuar të udhëhequr nga opozita për të ndalur katastrofën, greminën ekonomike, financiare, shoqërore, kushtetuese ku po rrëshket vendi. Faktet janë shumë të qartë, janë kokëfortë, janë pronë e juaj të nderuar qytetarë dhe ju vlerësimin e keni dhënë në 30 Qershor, por vlerësimin e madh do ta japim në ditët dhe në javët që vijnë pa u hequr asnjë hap pas.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 15/07/2019 19:54

    O Petrit mos harro ti besh edhe nje pyetje per mua qe si eshte e mundur qe SH.B.A te ka hequr vizen

    Përgjigju
  • BAJG LOPE rexhep leka KASAP [ kepi ]: 15/07/2019 14:19

    O petrit vasili po çfar pytje ke ti o nipi pixg manush kak myftiut. Ty të hoqi vi të kuçe AMERIKA e ti vazhdon e lef o konja familjes më të pisët të Shqipris familjes pler meta. Ti je bër tepër i pështir o kone që vetëm lef pa pushim o astriti im.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale