Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, gjate një konference të sotme për shtyp lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, si për tërheqjen që kreu i qeverisë bëri për taksimin e Rrugës së Kombit, ashtu edhe për sjelljen e tij në Parlament.

“Rama bëri videokonferencë me popullin, vetëm nëpërmjet ekranit, dhe nuk shkpoi atje, sikur Kukësi të jetë në Zelandën e Re” – ishte kritika e Vasilit.

Më pas ai u ndal te deklaratat e Ramës në Parlament, që sollën edhe kërkrsën e LSI për shkarkimin e tij, por kjo kërkesë u rrëzua dje nga byroja parlamentare e mbledhur nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ishte varrosje përfundimtare e parlamentarizmit në Shqipëri. Populli është përballur me një përcaktim poshtërues për herë të parë në hstori. Mund të gërmoni nëpër analet e parlamentit shqiptar. Por një kryeministër që ka krahasuar popullin e tij me organet gjenitale të mashkullit, një personazhi i tillë më bastard s’mund të gjendet. Dhe ca të tjerë më bastardë se ai e kanë mbrojtur dje.

Dhe po dje këta bastardë kanë miratuar një Kod Etike. Çfarë Kodi Etike mund të ketë ky pralement, kur dy orë pas këtij kodi, parlamenti mbron kryeministrin që poshtëron gjithë shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit ka humbur të drejtën morale që të dënojë dhe të kërkojë masa dhe etikë në Parlament. Ai u bë palë me bastardët e tjerë që e mbrojtën.

Petrit Vasili, kërkoi që 11 protestuesit e rrugës së kombit të liroheshin menjëherë, pasi sipas tij kryeministri e pranoi vetë se faji është i tiji.