Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.

Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.

E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje.


Lajmi kryesor:

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)