GJENEVE- Një palë vathë perlë, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh.

Shitja në ankandin "Sotheby" në Gjenevë ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabeth Taylor-it.

Lollobrigida, yll i njohur i filmit në vitet 1950 dhe 1960, ka shitur vathë të prodhuar nga firma italiane "Bulgari".

Lollobrigida, 85-vjeçare, ka thënë se me paratë e fituara do të ndihmojë hulumtimin e qelizave burimore.

"Shitja e bizhuteritë të mia për të ndihmuar në kërkimet shkencore për qelizat, gjq që mund të shërojë kaq shumë sëmundje, më duket një përdorim i mrekullueshëm i këtyre parave”, u shpreh aktorja.

Vathët e Gina Lollobrigidas ishin pjesë e një koleksioni, vlera e të cilit sipas “Sotheby” arriti në 5 milionë dollarë.

Në mars Lollobrigida, ylli i filmit "Gruaja më e bukur e botës" dhe "Eja shtator", tha se dëshironte t’i përkushtohej skulpturës dhe "një skulptor nuk ka nevojë për stoli".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)