Vatikan, luftrat dhe emigrantët në mesazhin e Papa Françeskut për Krishtlindjen (VIDEO)

Nga sheshi qëndror i Vatikanit, Papa francesku ka uruar Krishtlindjet përmes 'Urbi et Orbi'.

"Krishtlindja, - tha Papa Françesku është ditë shprese për të gjithë. Është ditë shprese për të shqetësuarit, për të dobtit, për të shtypurit, të braktisurit dhe pë ata që kanë qënë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre prej luftrave". 

"Perëndia dërgoi në tokë Birin e vet jo për të na dënuar por për të na shpëtuar. Jesusi lindi si një dritë e vogël për të ndriçuar errësirën tonë. Jesusi i lindur nga trupi i Marisë është fjala e Zotit e materializuar në njëri. Ka errësirë në zemrat e njerëzisë por më e madhe është drita e Zotit"

"Ka errësirë në relacionet personale, familjare, sociale, por më e madhe është drita e Krishtit. Ka errësirë në konfliktet ekonomike, gjeopolitike dhe ekologjike, por më e madhe është drita e Perëndisë për të gjithë, për fëmijët që përjetojnë luftra në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera në botë. Është dritë për popullin sirian që ende nuk po sheh fundin e shtypjes".

Papa i dërgoi mesazh bashkësisë ndërkombëtare për të shtuar përpjekjet për ti dhënë fund konflikteve dhe për bashkëjetesën paqësore mes popujve të besimeve të ndryshme si në Liban, Palestinë, Irak, Jemen, për gjithë kontinentin amerikan ku shtete të ndryshëm po kalojnë një periudhë të vështirë problemesh sociale dhe politike, për popujt e Afrikës që jetojnë nën diktaturë që shpesh i kanë detyruar njerëzit të emigrojnë

Papa tha gjithashtu se Dita e lindjes së Krishtit është fuqi dhe durim për ata që po përpiqen të sjellin paqe në botë.

"Hapni derën për Jezusin. Zoti erdhi tek ne, na shoqëron në jetë, dhe për këtë arsye në jetën e përditshme ne nuk jemi më vetëm", ​​- theksoi Papa.

Zoti, - tha Papa, - nuk i ndryshon gjërat me magji por nëse e mirëpresim Atë, gjithçka mund të ndryshojë".


Lajmi kryesor:

Mesazhi i Papës në meshën e Krishtëlindjes, kërkon zbutjen e 'zemrave të përqendruara në vetvete'


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj