Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)

Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur për meshën e të Dielës së Palmës që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.

Para 60 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u shfaq me zë të lodhur, ndërsa arriti të shqiptojë pak fjalë dhe ato për sulmin terrorist në Moskë, të cilin Ati i Shenjtë e dënoi, si dhe për situatën në Ukrainë dhe Gaza.

Në fund të leximit të atit të shenjë u mbajt një moment heshteje. Kjo është hera e parë që një Papë nuk bën lutjen e të Dielës së Palmës.

"Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit terrorist të kryer mbrëmjen tjetër në Moskë... Mendimet e mia shkojnë gjithashtu tek Ukraina dhe Gaza. "Unë mendoj në një mënyrë të veçantë për Ukrainën e torturuar ku kaq shumë njerëz e gjejnë veten pa energji elektrike për shkak të sulmeve intensive ndaj infrastrukturës, të cilat, përveçse shkaktojnë vdekje dhe vuajtje, paraqesin rrezikun e një katastrofë humanitare. Le të mendojmë për Gazën që vuan kaq shumë”, tha Papa. 

Në meshën e kësaj të diele në Vatikan ishin të pranishëm 30 kardinalë, 20 peshkopë dhe 350 priftërinjtë. Në sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur edhe 25 mijë besimtarë. Përgjatë viteve të fundit, Papa Francesku është përballur me një sërë problemesh shëndetësore.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?