Vatikani boton rrëfimet e veçanta
për shenjtoren Nënë Tereza
Sapo doli nga shtypi dhe ka shkuar në libraritë e Romës libri "Il giorno di Santa Madre Teresa", botim i shtëpisë botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana), më prestigjozja e ndër më të njohurat në Itali. Ishte dëshira ime që të mblidhja në një antologji emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin "San Pietro" në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku.
Sapo doli nga shtypi dhe ka shkuar në libraritë e Romës libri "Il giorno di Santa Madre Teresa", botim i shtëpisë botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana), më prestigjozja e ndër më të njohurat në Itali. Ishte dëshira ime që të mblidhja në një antologji emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin "San Pietro" në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku.
Ideja ime gjeti miratim dhe përkrahje... Realizova këtë dëshirë me pasion e perkushtim, në emër të Shenjtes tonë. Dhe u bë kjo antologji, "sa e veçantë dhe origjinale, po aq dhe universale" siç u cilësua. Secila prej pjesemarreseve në antologji, ambasadore apo bashkeshorte ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtperdrejta, që lidhen me Shenjtoren. Disa prej tyre kanë patur fatin jo vetem ta takojnë, por dhe të luten së bashku me të, dikush tjeter tregon udhetimin nga Roma në Vjenë, me "reliquet" e Nënë Terezes, pas lumturimit të saj, një tjetër tregon dhe për takimin e Nënë Terezes me vejushen e diktatorit Hoxha, një grua tjeter, tregon që e arrestojnë, në moshën 18 vjeçare, se shpërndante literaturë subversive, ndersa më vonë njihet me lutjet e Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendëshme e mjaft deshmi të tjera që të mrekullojnë me sinqeritetin e tyre.
Nuk di kë të veçoj, por po i përmend të gjitha, rrëfimet ambasadoreve, asaj të Mbretērisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve si ajo e Japonisë, konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikes Demokratike të Kongos, Rusise, Slovakisë, Sllovenise, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund vendosa deshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymezuar prej Nene Terezes kane ndjekur rrugen e Saj... Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave...
E kam ndjekur Nënë Terezën, kam qene në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin “Shën Pjeter” së bashku me Visarin dhe djalin tonë, Atjonin. Në ditën e shenjtërimit sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur... Pranisë së Tij tē perhershme në ne, Atij që drejton zemrën dhe hapat e mi ia dedikoj këtë libër. Dritën që na vjen nga Qielli, buzëqeshjet e Shenjtes Nënë Tereza dhe të engjëllit Atjon kam dashur të ketë ky libër, modest, por që perbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund te shpirtit të gruas, të shenjtërisë së Nënës.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
80.3%
-
E Komitetit Olimpik
10.8%
-
E qeverisë
8.9%
Vota total: 976
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre teori pse Ukraina sulmoi Rusinë brenda territorit të saj
11 Gusht, 22:27
-
VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht
11 Gusht, 22:04
-
Zelensky: Zjarri në termocentralin Zaporizhzhia, rrezatimi normal (VIDEO)
11 Gusht, 21:43
-
Vlorë/ Zjarr në Mërtiraj, dy vatra të përmasave të mëdha! Terreni i thyer bën të vështirë ndërhyrjen
11 Gusht, 21:30
-
Zjarri në Malin e Thatë, janë djegur 200 hektarë! Nesër pritet ndërhyrje nga ajri
11 Gusht, 21:24
-
Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut
11 Gusht, 21:05
-
VIDEO/ Kontrolle në akset kombëtare të rrethit Krujë, në kërkim të personave që qarkullojnë me armë
11 Gusht, 21:02
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 20:28
-
Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje, momenti kur policia prangos në banesën e tij 39 vjeçarin
11 Gusht, 20:17
-
Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë
11 Gusht, 20:02
-
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren
11 Gusht, 19:51