Pas lajmit për rastin e famshëm të amerikanes Brittany Maynard, e cila vendosi të largohej nga kjo botë nëpërmjet eutanazisë, pasi vuante nga një kancer i pashërueshëm që po e çonte drejt vdekjes, reagon Selia e Shenjtë duke kritikuar vendimin e 29-vjeçares.
 
Presidenti i Akademisë Papnore të Jetës nga Vatikani. Monsignor Carrasco de Paula, ka komentuar vendimit e të sëmurës me kancer të cilës i kishte mbetur dhe pak kohë jetë, se “vetëvrasja me ndihmë mjekësore, apo eutanazia, është një absurditet pasi dinjiteti është një gjë tjetër, ndryshe nga marrja e jetës së vetvetes.
 
Ai ka shtuar gjithashtu se askush nuk mund t’i gjykojë njerëzit, por në të vërtetë ky është një akt që duhet dënuar, duke u shprehur kështu kundër aktit të vetëflijimit nëpërmjet eutanazisë në çfarëdolloj kushtesh.
 
Brittany Maynard, e sëmurë rëndë me një kancer të pashërueshëm, vendosi të vetëvritej me asistencë mjekësore, duke kryer eutanazi, vetëm pak ditë më parë. Muaj e fundit të jetës së saj ajo i shfrytëzoi duke bërë fushatë për lejimin e ligjit të eutanazisë në të gjithë botën pasi sipas saj, të gjithë duhet të kenë të drejtën të vdesin në mënyrë dinjitoze dhe pa dhimbje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)